akp

Kusari-Lila: Deputetët do të vaksinohen sipas planit të njëjtë për të gjithë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 24 May 2021

Kosova nuk ka plan të veçantë të vaksinimit të deputetëve të kuvendit.

Kështu është shprehur ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se edhe ligjvënësit do të imunizohen sipas planit nga institucionet shëndetësore.

“Nuk e konsiderojmë se duhet të jenë përjashtim nga kategoritë e moshës së qytetarëve. Ata do ta vaksinohen sipas planit të vaksinimit sikur për të gjithë qyetatarët e Kosovës pa dallim”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera