akp

Ashtu siç edhe pritej, Lista Serbe kundër Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 18 October 2018

Deputetët e Listës Serbe janë shprehur kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Ata kanë bojkotuar sallën ku po diskutohet për projektligjin për ushtrinë.

Shefi i deputetëve të Listës Serbe Igor Simiq tha se nuk do e përkrahin asnjëherë formimin e kësaj ushtrie dhe se sipas tij kjo është në kundërshtim me rezolutën 1244.

“Duhet një përparim ekonomik dhe jo formacione ushtarake. Projektligji qe flasim sot është i duhur, por këtu duhet të kemi parasysh Rezolutën 1244, marrëveshjen e Kumanovës, dhe kjo nuk është në pajtim me Kushtetutën. Unë dua të them se ky ligj nuk është në kundërshtim me interesat e serbëve por nuk është në kundërshtim me interesit e shqiptareve. Te rinjtë shkojnë nga Kosova jo pse s’ka një formacion ushtarak, shkojnë se s’ka zhvillim ekonomik. Me këtë shumë të hollave do te mund të hapeshin një numër i madh i vendeve të punës. Ndërkombëtarët do të dëgjonin, nëse do të gjuanim gaz lotsjellës por këtë nuk e bëjmë ne për hir të votuesve tanë dhe për këtë arsye do ta lëshojmë sallën”, tha Simiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera