akp

Marko Gjuriq, kërcënon Ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 14 December 2018

 

Miratimi i ligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës e ka acaruar Beogradin zyrtar.

 

-Advertisement-

Marko Gjuriq, përmes një drejtimi medieve serbe, është kërcënuar se do të arrestohen e do të dënohen me burgje serbe të gjithë ata që do të jenë pjesë e kësaj Ushtrie, transmeton Gazeta inFokus.

 

Ushtria e Kosovës për Beogradin është formacion ilegal pushtues në territorin e Serbisë, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

 

Gjuriq ka zbuluar se Ushtria është formuar me qëllim të ndryshimit me dhunë të kufijve të vendit.

 

“Parlamenti i organeve të përkohshme në Prishtinë, sot, pa pjesëmarrje të përfaqësuesve serbë, me diktatin njënacional të shumicës shqiptare në Kosovë e Metohi, e në kundërshtim me të drejtën vendore e ndërkombëtare në fuqi, ka marrë vendim për formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës. Ky vendim paraqet akt kundër paqes dhe të agresionit politik në vendin tonë. Ky akt ka për qëllim të rrumbullakojë procesin e filluar të ndarjes me dhunë të pjesës së territorit të Republikës së Serbisë dhe të krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, të ashtuquajturën Republikë e Kosovës në gjithë territorin e Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë. Meqë ky vendim për formimin është marrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë, por edhe në kundërshtim me kornizën e përkohshme kushtetuese të Kosovës, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të KB-së dhe me Marrëveshjen tekniko-ushtarake me të cilën përfundoi konflikt në Kosovë e Metohi në vitin 1999, e ashtuquajtura ushtri e Kosovës paraqet formacionin e armatosur ilegal e pushtues në rajonin e Republikës së Serbisë”, citon b92 të ketë thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera