akp

Kurti tregon për herë të parë: Pse u testua për koronavirus i gjithë kabineti qeveritar?

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 20 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar për herë të parë se pse kabineti qeveritar u testua për koronavirus.

Kurti ka thënë që asnjëri nga ta nuk doli pozitiv dhe arsyeja e testimit ishte kontakti që një person nga stafi i qeverisë Kurti kishte pasur me një person të infektuar me koronavirus jashtë vendit

“Nuk kemi pasur asnjërin me koronavirus të testuar pozitivisht në zyrën e kryeministrit por kemi pasur një person i cili ka qenë në kontakt me një person me koronavirus dhe për këtë arsye shefi i stafit ka vendsur që të testohemi të gjithë dhe rezultatet dolën negative”, ka thënë Kurti në Syri Tv./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera