Studentët para qeverisë kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 10 December 2020
Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim” përmes një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos përfshirjen e kërkesave të studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Në shenj revolte, ata para hyrjes së Qeverisë së Kosovës vendosën një pako të zbrazët e cila kishte mbishkrimin “Ndihma e Qeverisë për Studentët”.
Dionit Kabashi nga kjo organizatë, tha kanë bërë 13 kërkesa për largim të tarifave për vitin akademik 2020-21, por shtoi se Qeveria e Kosovës nuk gjeti mundësinë t’i fus shpenzimet e studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Jemi mbledhur para Qeverisë së Kosovës e cila javën e kaluar miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike por që fatkeqësisht nuk u përshinë fare studentët e universiteteve publike të vendit. Aty askund nuk figuron fjala studentë. Jeni të informuar që ende pa filluar viti akademik 2020-21, jemi treguar me plotë 13 kërkesa të gjitha universiteteve publike, MASH-it dhe Qeverisë. Nëpërmjet këtyre kërkesave zyrtare kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim për vitin akademik 2020-21, si ndihmesë sado e vogël për të gjithë studentët, marrë parasysh krizën ekonomike si pasojë e COVID-19, që i ka prekur ata dhe familjet e tyre…. Nëpërmjet këtij aksioni simbolik këtu në shesh, ne shprehim pakënaqësitë e shumë studentëve sesi Qeveria e Kosovës në një ligj qindra milionësh nuk gjeti vend për studentët e këtij veti. Këta të rinj që u është ulur cilësia mësimore dhe u është prekur gjendja ekonomike nuk mund t’i përballojnë edhe pagesat e universiteteve”, tha Kabashi.
Ai tha se kërkesa e studentëve për heqjen e tarifave për këtë vit akademik është e drejtë në këtë kohë kur vendi po ballafaqohet me pandeminë dhe krizë ekonomike.
“Ne si SKV dua t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se nuk jemi dorëzuar dhe do vazhdojmë luftën tonë të drejtë për arsim pa pagesë. E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese dhe secili duhet t’i ofrohen mundësi të barabarta për arsimin por ajo sot në këto rrethana të vështira bëhet më se e domosdoshme. Jo vetëm e drejtë por heqja e tarifës sot është edhe nevojë sot studentët e SKV kanë vendosur pakon e zezë për shkak të keqpërdorimit që po u bëhet studentëve dhe e zbrazët për shkak se kërkesat tona nuk kanë marrë përgjigje”, tha ai
Të tjera
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...