Lajme

12 dëshmitarë kundër komandant “Ujkut” në Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 23 Prill 2021

Në Gjykatën Speciale do të mbahet seanca kundër Pjetër Shalës, i njohur me nofkën “Komandant Ujku”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo seancë do të jetë konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes, pas asaj fillestare ku Shala u deklarua i pafajshëm për katër akuzat që rëndojnë mbi të.

Albulena Haxhiu paralajmëron shkarkimin e Nehat Thaçit

-Advertisement-

Para seancës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar parashtresat e saja mbi çështjet që pritet të diskutohen sot.

ZPS në parashtresat e saja ka thënë se aktakuza kundër Shalës është mbështetur në dëshmitë e katër personave. Përveç tyre, Prokurori i Specializuar ka thënë se parashikon edhe shtimin e tetë dëshmitarëve të tjerë, që gjithsej numri shkon në 12.

“Për më tepër, ZPS u mbështet te katër (4) dëshmitarë për qëllime të Aktakuzës së Konfirmuar dhe synon të mbështetet përsëri tek ata për gjykim. SPO aktualisht parashikon shtimin e përafërsisht tetë (8) dëshmitarëve të tjerë te lista për gjykim, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati i hapave të mbetur hetues”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy