Masat e reja kufizuese pritet të ndikojnë në rënien e të hyrave buxhetore nga Dogana dhe ATK-ja
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 10 April 2021
Masat e reja shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, të cilat kufizojnë veprimtarinë e shumë bizneseve të gastronomisë dhe mbylljen e qendrave tregtare, pritet të kenë ndikim në të hyrat e buxhetore nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress, se masat kufizuese ndikojnë në rënien e aktivitetit ekonomik, dhe pa dyshim që ndikon edhe në rënien e të hyrave.
-Advertisement-
“Nuk mund të themi se do të ndikojnë(masat) automatikisht, për shkak se masat sapo janë marrë dhe nuk kanë ende efekt direkt, mirëpo mund të themi që vitin e kaluar ne kemi parë efektin i cili është shkaktuar. Realisht kemi parë që ka pasur ulje të aktivitetit ekonomik. Në momentin kur ka ulje të aktivitetit ekonomik, atëherë domosdoshmërisht ka edhe ulje të të hyrave. Por për momentin që po flasim, edhe sot të hyrat janë duke përfromuar në nivelin e kënaqeshim”, thekson Stavileci.
Edhe në ATK mendojnë se vendimi qeveritar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, do të shkaktojë tkurrje të të hyrave, por jo me ndikim të theksuar sikur që ka qenë vitin e kaluar me mbyllje totale.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa thotë për KosovaPress, se vendimi i tanishëm sa do që është më i lehtë, krahasuar me atë të vitit të kaluar, konsiderohet se do të ketë ndikim në të hyra.
“Ky vendim është pak më i lehtë, pasi që nuk kemi mbyllje, por kemi kufizim të operimit kryesisht gastronomisë, mbyllje të qendrave tregtare dhe një pjesë të ngjashme të kësaj natyre të bizneseve. Ne konsiderojmë që edhe kjo do të ketë impakt në të hyra. Mirëpo, se sa do të jetë varet se sa do të zgjatë. Është paraparë dhe paralajmëruar që ky kufizim do të jetë deri më 18 të këtij muaji. Ne si institucion jemi të përgatitur dhe jemi të fokusuar që të punojmë jashtëzakonisht dhe me të gjitha kapacitetet, çdoherë brenda mundësive të vendimeve të qeverisë, pasi që me vendimin e fundit është paraparë që të punohet edhe me staf esencial dhe të ngjashme. Mirëpo, po besoj që rezultat do të ketë, dhe urojmë që mos të kemi rënie por, vetëm një zvogëlim dhe jo rënie të madhe të të hyrave, pasi që ndikimi i rrethanave të pandemisë sikurse në vitin e kaluar por edhe në këtë vit në mënyrën se si është duke shkuar, do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në stabilitet financiar të komplet Republikës së Kosovës, kjo do të na çoj ndoshta në një rënie ekonomik padyshim të kësaj ekonomie”, thekson ajo.
Megjithatë, përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës në tre mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje të të hyrave për buxhetin e shtetit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar.
Zëdhënësi i Doganës, Stavileci thotë se në tre mujorin e parë të këtij viti, kanë inkasuar mbi 270 milionë euro dhe synojnë ta përmbushin planin vjetor mbi 1 miliard euro.
“Këto të hyra nëse krahasohen me vitin e kaluar, në periudhën janar, shkurt mars 2020, shohim që kemi 237 milionë euro, pra kemi një rritje prej 33 milionë euro më shumë të hyra gjatë kësaj periudhe apo shprehur në përqindje, kemi rreth 14 përqind më shumë të hyra të grumbulluara… Projeksioni i të hyrave për vitin 2021, nënkupton 124 milionë euro më shumë se viti paraprak. Pra, parashihet një rritje rreth 11 përqind më shumë të hyra që do të mblidhen në bazë të projeksionit, por në bazë të trendit aktual që ne për momentin e kemi, trendi aktual i yni është 15 përqind më shumë se viti i kaluar. Ne besojmë se do ta arrijmë projeksionin dhe potencialisht deri në fund të vitit ne do të kemi rreth 2 përqind më shumë se projeksioni, duke u bazuar në rrethanat momentale të funksionimit”, thotë Stavileci.
Ndërsa, zëdhënësja e ATK, Bytyqi Sefa thekson se Administratat Tatimore e Kosovës në tre mujorin e parë të këtij viti ka shënuar një trend tejet pozitiv për dallim nga rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë, me një rritje prej 16. 2 milionë euro.
“Performanca e ATK-së është në nivelin duhur, dhe sipas përgjegjësisë në këta tre muaj ne kemi arritur që të inkasojmë diku 134.7 milionë euro, ku nëse krahasojmë me vitin e kaluar ne kemi arritur që të inkasojmë 16. 2 milionë euro më shumë, ndërsa nëse krahasojmë me planet të cilat i kemi bërë për këta tre muaj, ne kemi arritur që të inkasojmë 11.7 milionë euro më shumë”, thekson Bytyqi Sefa.
Edhe në ATK synojnë ta përmbushin projeksionin vjetor që është paraparë të jetë 520 milionë euro.
Në ATK theksuan po ashtu se kanë hartuar planet e tyre të veprimit, planin e punës, dhe janë në përputhje me projeksionin, mirëpo sipas tyre jo gjithçka mund të shkojë sikurse që është planifikuar, pasi që rrethanat aktuale me pandeminë mund t’i qesin jashtë kornizave të parapara për implementimin e aktiviteteve të tyre të përditshme që i kanë.
Kujtojmë se në vitin e kaluar me vendimet qeveritare për mbyllje totale të bizneseve, aktiviteti ekonomik kishe shenuar renie 1.2 miliard euro.
Të tjera
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...