FOTOT/ ‘Vejusha e bardhë’ e përfshirë në 400 vrasje, njihuni me 4 nga kriminelët më të rrezikshëm që janë ende në qarkullim
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 06 April 2021
Ata janë disa prej kriminelëve më famëkeq të botës, por për arsye të ndryshme, i kanë shpëtuar drejtësisë prej një kohe shumë të gjatë. Edhe pse krimet e tyre janë vërtetuar tashmë dhe në ndjekje të tyre janë vënë agjenci të shumta ligjzbatuese në të gjithë botën, ata duket se kanë ikur “në drejtim të paditur”.
Për informacione që do të ndihmojnë në arrestimin e tyre ofrohen shumë të majme, por pavarësisht kësaj, ata mbeten në arrati dhe të lirë.
Njihuni me 4 nga kriminelët më të rrezikshëm ende në qarkullim.
1. Samantha Lewthwaite – E lindur në Irlandën e Veriut, është vejusha e Germaine Lindsay, autorit të sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër. Ajo gjithashtu besohet se ka lidhje me Mohammad Sidique Khan, kryesuesin dhe organizatorin e atyre sulmeve. Ajo është në arrati që prej vitit 2005 dhe mendohet se ruan ende lidhje me grupe të ndryshme terroriste në Kenia. E pagëzuar si “Vejusha e Bardhë”, ajo mendohet se ka luajtur rol në vdekjen e më shumë se 400 personave, si dhe është bashkëpunëtore e grupit militant radikal Al-Shabaab.
2. Matteo Messina Denaro – Bosi i fundit i mbetur i “Cosa Nostra”. I mbiquajtur “Diabolik”, Matteo Messina Denaro është një prej njerëzve më të fuqishëm të botës së krimit dhe Mafas siciliane. I shpallur në kërkim prej vitit 1993, si bashkautor në sulmet me bombë që vranë prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ai vijon të mbetet në arrati, edhe pse të gjithë mendojnë se ndodhet diku në Sicili, pranë vendlindjes së tij në Kastelvetrano. Pas arrestimit të Bernanrdo Pronvenzano-s, Denaro ka marrë edhe drejtimin e “Cosa Nostra”, me titullin famëkeq “bosi i bosëve”. Dyshohet si përgjegjës për mbi 50 viktima, edhe pse një herë është mburrur se “kishte mbushur i vetëm një varrezë”, shkruan gazeta shqip.
3.Ismael “El Mayo” Zambada” – Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998.
4.Semion Mogilevich – I lindur në Ukrainë, mendohet se është “bosi” më i madh i mfaias ruse. I akuzuar nga FBI për një seri krimiesh, si organizim vrasjesh, zhvatje dhe trafik armësh dhe lëndësh narkotike, dikur ka qenë edhe në listën e më të kërkuarve. Pavarësisht të gjithë akuzave të ngritura ndaj tij nga agjencitë ligjzbatuese europiane dhe amerikane, Moglievich jeton i lirë në Moskë. Ish-dezertori rus Alexander Litvinenko, ka deklaruar para se të vritej, se Moglievich ka lidhje të forta me Vladimir Putin dhe disa politikanë të tjerë rusë e ukrainas.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...