72 vjet nga themelimi i NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 April 2021
E themeluar 72 vite më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me tashmë 30 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: Dhjetë evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.
Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.
Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982). Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 1991, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-ja dhe Rusia do të nënshkruanin “Aktin Themelues”.
NATO hapi zjarr për herë të parë më 28 shkurt 1994 duke gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë. Më 16 dhjetor 1995, ajo zhvilloi operacionin e saj të parë në Bosnjë, ku shpërndau 60 000 trupa të forcave të IFOR-it.
Më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë bombardimi ajror për të ndalur shtypjen serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë 78-ditore, pa mandatin e OKB-së, rezultoi me tërheqjen e serbëve nga provinca, që kaloi nën administrimin e OKB-së, një forcë e NATO-s (KFOR) prej 40 000 trupash të cilët do të ruanin paqen. Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e kësaj ish-krahine serbe në shkurt të vitit 2008.
Në vitin 1999, NATO mirëpriti vendet e para të Evropës ish-komuniste: Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.
Në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që i drejtohen nenit 5. NATO më pas bashkohet me Uashingtonin në “luftën kundër terrorizmit”.
Si e tillë, në vitin 2003, Aleanca mori udhëheqjen e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan (ISAF), misioni luftarak i cili do të zgjaste deri në vitin 2014.
Në mars 2004, shtatë vende të Evropës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën.
Këtyre vendeve u janë bashkuar në 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Në 2017, Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të, ndërsa këtë vit Maqedonia e Veriut u bë anëtari i 30.
Më 31 mars 2011, NATO mori komandën e ndërhyrjes perëndimore në Libi, e zbatuar nën një mandat të OKB-së në emër të mbrojtjes së civilëve. Operacioni “Unified Protector” prej 7 muajsh çon në përmbysjen e Muamar Gadafit.
NATO po ndihmon gjithashtu në parandalimin e piraterisë jashtë brigjeve të Afrikës dhe që nga viti 2016, ajo ka vendosur anijet e mbikëqyrjes për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe. Aleanca ndihmon gjithashtu anëtarët e saj për të forcuar mbrojtjen e tyre kibernetike.
Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës, NATO pezulloi bashkëpunimin me Moskën. Në vitin 2016, Aleanca vendos katër grupime shumëkombëshe taktike në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ky është përforcimi më i rëndësishëm i mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.
Në nëntor 2018, NATO kreu manovrat më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në Norvegji, disa qindra kilometra larg kufirit rus.
Të tjera
-
Rama pritet me atmosferë mahnitëse nga shqiptarët në Milano
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga pallati i sportit...
-
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSH sqarohet
Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën ...
-
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare vitin e kaluar kreu rreth 1 mijë e 300 operacione të suksesshme
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur ...
-
Arrestohet një i mitur në Podujevë, go*iti me çekan të miturin
Një i mitur në Bradash të Podujevës është arrestuar pasi i njëjti pas një mos...
-
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkëatdhetarët në Milano
Kryeministri Edi Rama vijon ditën e sotme turin e takimeve me diasporën. P...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë 500 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve
1572 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipa...
-
Java e ardhshme me diell e me shi në Kosovë
Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por...
-
Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhu*ua dhe u grabit nga dy persona të maskuar
Policia ka njoftuar se një nënë me djalin e saj, derisa ishin duke ecur rrugë...
-
Arrestohet një i mitur në Podujevë, keqtrajtoi sek*ualisht të miturën
Një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksuali...
-
U kap në flagrancë duke kryer vjedhje në market, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ishte kapur në flagrancë duke kry...
-
Raporti i ICG-së: Normalizimi Kosovë-Serbi kyç për stabilitetin në rajon, prania e NATO-s ende e nevojshme
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, së fundmi ka dalë me nj...
-
Djali ushtron dhu*ë psiqike ndaj nënës në Pejë, arratiset
Një grua ka raportuar në polici se djali i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj...