Sport

Kuka: Spanja është e njoftuar me vlerat tona, Kosova duhet gjithmonë të përkrahet

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 30 March 2021

Një ditë para ndeshjes së madhe të Kosovës kundër Spanjës, trajneri i njohur i xhudos Driton Kuka ka postuar një video të Lojërave Mesdhetare që ishin mbajtur në Tarragona të Spanjës, në rrjetin e tij social “Facebook”, duke thënë që Spanja është e njoftuar me vlerat tona në sport.

Atë kohë, Kosova në Tarragona të Spanjës kishte fituar katër medalje, tre të arta dhe një të argjendtë, përcjell KosovaPress.

“Mbi 40 sportistë morën pjesë por … Kosova mbeti me 4 të fituara të ekipit të xhudos! Pra edhe Spanja është njoftuar moti me vlerat tona me medalje e jo vetëm pjesëmarrje. Hymni e Ceremonia të postuara janë kurajo për ekipin tonë që neser luan kundër Spanjes! Jemi me ju në fitore e humbje, Kosova duhet gjithmonë të përkrahet”, shkruante Kuka në postimin e tij në “Facebook”.

-Advertisement-

Më poshtë mund të shihni videon ku shihet ngritja e flamurit të Kosovës në ekran të Lojërave Mesdhetare të Tarragonas në Spanjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera