Ja çfarë duan femrat në seks varësisht nga mosha që kanë
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 04 March 2021
Në këtë artikull do të trajtojmë një nga çështjet më të rëndësishme, atë të seksualitetit të femrës dhe lidhjes së tij me moshën e femrës.
Çfarë mendojnë femrat për seksin? Çfarë duan ato nga seksi? Çfarë u jep atyre më shumë kënaqësi?
Nga 16 — 24 vjeç: Koha e zbulimeve
Kjo është në përgjithësi koha kur femra fillon të zbulojë seksin. Në këtë periudhë ajo është shumë kureshtare dhe do të provojë ndjesi të reja, pavarësisht se ende vet nuk e di se çfarë i pëlqen më shumë e çfarë i jep asaj më shumë kënaqësi. Gjithashtu në këtë periudhë femrat duan të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura pasi janë në një moshë ende të re dhe ka raste kur jo gjithmonë guxojnë të bëjnë atë që duan pasi mund ti druhen partnerit.
Nga 25 — 35 vjeç: Zhytje në kënaqësi
Kjo është mosha kur femrat e dinë shumë mirë se çfarë duan, e njohin trupin e tyre dhe dinë se si të marrin maksimumin nga marrdhëniet seksuale. Në këtë moshë femra arrin kulmin e orgazmës dhe është e hapur me partnerin e saj për ndjesi të reja dhe për eksperimente në jetën e vet seksuale.
Nga 35 — 45 vjeç: E lumtur me veten
Pas moshës 35 vjeç, femra në përgjithësi është në kulmin e ralizimit të saj si nga ana personale ashtu edhe nga ajo profesionale, gjë që i jep asaj siguri dhe e bën të ndihet e qetë dhe e lumtur me veten. Në këtë moshë femra i njeh shumë mirë kënaqësitë e veta dhe nuk ngurron ti shijojë ato apo edhe të zbulojë ndjesi të reja seksuale. Problematikë në këtë periudhë mund të jenë rastet e menopauzës së hershme, që i shkaktojnë shumë ndryshime femrës.
Nga 45 — 52 vjeç: Prag i ri
Kjo është një moshë e vështirë për seksualitetin e femrës. Së pari është periudha e menopauzës dhe së dyti femra në këtë moshë mund të humbasë vetbesimin tek bukuria dhe trupi i saj, çka bëjnë që ajo mos të ndihet mirë dhe mos të ndihet tërheqëse për partnerin e saj. Femra mund të kalojë edhe momente shumë të vështira depresive në këtë moshë, por nëse është e rrethuar me dashuri në familje kjo mund të kthehet në një periudhë qetësie dhe harmonie shpirtërore për të.
Nga 52 — 55 vjeç: Vrull i ri seksual
Ndryshe nga etapa e mëparshme, pas moshës 52 e deri në moshën 55 vjeç, femra ndryshon rrënjësisht në kahun pozitiv. Ajo tashmë e pranon faktin e ndryshimeve në trupin e saj, e pranon se nuk është më 20 vjeçe dhe se nuk ka nga çfarë të trembet. Ajo rifillon aktivitetin e saj seksual me shumë vrull dhe gjen ndjesi të reja seksuale me trupin e saj të ndryshuar. Nëse femra arrin të këtë një periudhë të mirë seksuale në këtë moshë, atëherë, ajo do të arrijë një harmoni shpirtërore të pamasë.
Pas moshës 55 vjeç: Pjekuri
Në këtë moshë femra ka arritur pjekurinë maksimale dhe ka përfituar një qetësi me veten. Është koha kur ajo duhet të kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e vet pasi nuk është më e re. Por megjithëse në këtë moshë, natyra i ka rezervuar surpriza dhe ka raste që ajo mund të shijojë dhe të ndjejë kënaqësi me orgazmën postmenapauzë. Gjithsesi, megjithë dëshirën e femrës për të pasur jetë të shëndetshme seksuale edhe në këtë periudhë të jetës së saj, më e rëndësishmja për të mbetet harmonia shpirtërore dhe të ndjerit e vetes të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...