Mustafa: Hoti është personalitet i shquar, i ditur, i matur dhe i sprovuar
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 12 February 2021
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në përmbyllje të fushatës zgjedhore tha të premten se kandidati ynë për kryeministër, Avdullah Hoti është personalitet i shquar, i ditur, i matur dhe i sprovuar në detyrat më të rëndësishme shtetërore.
“Si kryetar i LDK-së jam i bindur se juve, qytetarëve të respektuar, ua kemi ofruar një kandidat të ditur, të pjekur dhe të sprovuar për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. Ua kemi propozuar listën me kandidatë për deputetë, që meritojnë respektin, përkrahjen dhe votën tuaj”, tha Mustafa.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet besnike ndaj vlerave të saj, të cilat janë vlera evropiane, që i ndajmë dhe i kultivojmë në familjen e Partive Popullore Evropiane.
“Për ne, vlerë mbi vlerat është shteti ynë. Republika e Kosovës, shtet i demokracisë perëndimore që kultivon partneritet me BE-në dhe miqësi të përhershme me SHBA-të. Shteti është mbi të gjitha! Për Lidhje demokratike të Kosovës, vlerë e veçantë është familja, integriteti i saj, kujdesi, edukimi, ardhmëria e fëmijëve; perspektiva e të rinjëve”, tha kryetari i LDK-së.
Sipas tij, besimi në zot është fundamenti yni si parti konzervatore; besimi në zot na bënë që të besojmë në njëri-tjetrin të kemi harmoni dhe solidaritet, të ndajmë fatin e përbashkët.
“Ekonomia e tregut, iniciativa private, konkurrenca e lirë janë bazë e zhvillimit tonë. Tregu që aspirojmë është tregu unik evropian; është hapësira ekonomike evropiane; është lëvizja e lirë e qytetarëve pa viza; lëvizja e mallrave tona në vendet e BE-së. Ekonomisë së tregut ia njohim edhe karakterin social, sepse pjesë e saj integrale janë edhe ata që kërkojnë punë, ata që kanë përkujdesje sociale dhe ata që s’mund të punojnë”, tha kreu i LDK-së.
Ai tha se LDK-ja i respekton rivalët politikë, respekton të drejtën demokratike të çdo njeriu dhe të çdo subjekti politik për të garuar dhe respektojmë dëshirën e tyre për të qeverisur.
“Nuk miratojmë dukuritë dhe tendecat për kapjen e shtetit; etjen për krejt pushtetin; për totalitarizëm dhe autokraci. Të gjithë ne, përveç atyre që kanë lindur pas lufte, e kemi provuar dhe kemi sprovuar karakterin e shtetit totalitar, të njëmendësisë politike. Nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë në asnjë formë dhe në asnjë variant”, tha kryetari Mustafa.
“Ne përkrahim ndryshimin, por jo çdo lloj ndryshimi. Jo ndryshimin si propagandë. Ndryshimi për LDK-në është ai që e forcon shtetin e Kosovës, e bënë më funksional, që na siguron njohje të reja dhe përmbyllje të plotë të shtetësisë, me njohje nga 5 vende të BE-së, anëtarësim në OKB dhe në NATO. Këto ndryshime më së miri i bënë LDK, si parti shtetformuese”, shoi Mustafa.
Kryetari i LDK-së tha se sot nuk kërkoj votën për veten time, por sot e kërkon votën për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për fortesën e shtetndërtimit; kullën e lirisë dhe të demokracisë.
“Kërkoj votën tuaj për Kryeministrin Hoti, për kandidatët tanë për deputetë: të votoni ministrat tanë të suksesshëm, deputetët që kanë mbrojtur interest tuaja, kryetarët e suksesshëm të komunave, ekonomistët, ingjinierët, profesorët, mësuesit, ndërmarrësit, bujqit, fermerët, juristët, clirimtarët; të votoni gratë, të rinjtë e burrat që frymojnë dije e përgjegjësi për këtë vend e për këtë popull”, tha Mustafa.
“Juve anëtarëve të LDK-së, besnikëve tanë, ju garantoj se interesat e LDK-së dhe interest e Kosovës do ti vejmë në çdo kohë dhe në çdo situatë para interesave personale. Se do ta ruajmë vitalitetin dhe unitetin tonë dhe do të jemi të përgjegjshëm për të gjitha sfidat që na presin”, tha në fund kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të tjera
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...
-
Bedri Hamza: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për pr...
-
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas, kërkon falje
Edmond Lajqi, i akuzuari për vrasjen e gruas në Pejë, Gjyljeta Ukellin sot pa...
-
Reagon edhe ambasada e Italisë për moscertifikimin e Srpska’s: Besojmë që sundimi i ligjit do ta udhëheqë KQZ-në
Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Srpsk...