Supremja e refuzon ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim nga pozita e kryeprokurorit – kështu e arsyetojnë
Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 27 October 2026
Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën Blerim Isufajt, ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, lidhur me largimin e tij nga pozita e kryeprokurorit.
Nga gjykata thuhet edhe se, ligjshmëria e këtij vendimi i nënshtrohet kontrollit gjyqësor në procedurën e konfliktit administrativ, para gjykatës me kompetencë lëndore, sipas legjislacionit në fuqi.
‘’ Gjatë vlerësimit, Gjykata ka marrë parasysh natyrën juridike të vendimit të kontestuar, bazën ligjore mbi të cilën është nxjerrë dhe procedurën në kuadër të së cilës është marrë, duke ardhur në përfundimin se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e ankesës nga Gjykata Supreme në kuadër të kompetencës së veçantë të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve’’, thuhet në komunikatë.
Komunikata:
Gjykata Supreme e Kosovës e hedh si të palejuar ankesën kundër vendimit të KPK-së, për largimin e Kryeprokurorit nga pozita udhëheqëse
Prishtinë, 27 tetor 2026 – Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më 27 tetor 2026, ka nxjerrë aktvendim me të cilin e ka hedhur si të palejuar ankesën e B.I., Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të paraqitur kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nr. 695/2026, të datës 2 tetor 2026, lidhur me largimin e tij nga pozita udhëheqëse.
Pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës, në kuptim të nenit 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe në lidhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Konfliktet Administrative, Gjykata Supreme ka konstatuar se ankesa është e palejuar.
Gjatë vlerësimit, Gjykata ka marrë parasysh natyrën juridike të vendimit të kontestuar, bazën ligjore mbi të cilën është nxjerrë dhe procedurën në kuadër të së cilës është marrë, duke ardhur në përfundimin se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e ankesës nga Gjykata Supreme në kuadër të kompetencës së veçantë të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Sipas vlerësimit të kolegjit të Gjykatës Supreme, fakti që një vendim i Këshillit sjell ndërprerjen e ushtrimit të funksionit ose pozitës udhëheqëse të kryeprokurorit nuk përcakton, në vetvete, natyrën disiplinore të atij vendimi. Që një vendim të cilësohet si disiplinor, kërkohet që, për nga përmbajtja dhe procedura e zhvilluar, ai të ketë për objekt konstatimin e përgjegjësisë disiplinore dhe përcaktimin e pasojave juridike që rrjedhin nga kjo përgjegjësi, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Në rastin konkret, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i KPK-së për largimin e kryeprokurorit nga pozita udhëheqëse është nxjerrë në bazë të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa u konstatuar përgjegjësia disiplinore e ankuesit. Për këtë arsye, vendimi i kontestuar, për nga natyra e tij juridike, përbën akt individual me karakter administrativ dhe jo vendim disiplinor në kuptim të ligjit përkatës.
Rrjedhimisht, ligjshmëria e këtij vendimi i nënshtrohet kontrollit gjyqësor në procedurën e konfliktit administrativ, para gjykatës me kompetencë lëndore, sipas legjislacionit në fuqi. Ky vlerësim mbështetet në nenet 1, 4 dhe 10, paragrafi 2, të Ligjit për Konfliktet Administrative, si dhe në këshillën juridike të dhënë në vetë vendimin e kontestuar.
Për këto arsye, duke qenë se nuk ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për ushtrimin e kompetencës së veçantë të Gjykatës Supreme, të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ankesën e ankuesit ta hedhë si të palejuar.

T� tjera
-
Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka pritur sot në një takim Nikola Tunicin,...
-
GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për ver...
-
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën. Institucionet e sigur...
-
“Nga Kosova në Gjermani e Letoni”, EUCOM: Jemi të gatshëm për betejë në gjithë teatrin evropian
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim pë...
-
Berisha: PD-ja thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë pë...
-
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të kë...
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...





























