Asllanaj: LDK – alternativa e vetme për një një Kosovë që duam
Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 10 February 2021
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sali Asllanaj, sot takoi strukturat e LDK-së në fshatrat e Suharekës.
Gjatë takimit me banorët e fshatrave Reshtan, Studençan dhe Samadraxhë,
Asllanaj ka thënë se në rrethanat që ndodhet Kosova, LDK është alternativë e vetme për një Kosovë që duam.
“Për shkak të qeverisjes së drejtuar nga Vetëvendosje, Kosova rrezikoi shumë, pasi që rrezikoi dhe cenoi rëndë raportet me aleatin tonë të përhershëm, SHBA-të. Është dashur që shtetin ta marrë në dorë LDK, në mënyrë që këto raporte të ktheheshin në binarë. Nëse LDK nuk është prapë në drejtim të qeverisë, jemi në rrezik, prandaj ne jemi alternativa e vetme për një Kosovë që duam”, ka thënë Asllanaj.
Kandidati i LDK-së për deputet, Sali Asllanaj, i cili në listën zgjedhore mban numrin 41, qëndroi edhe në fshatin Samadraxhë. Para banorëve të këtij fshati, Asllanaj tha se nëse merr besimin për të qenë pjesë e legjjislaturës së 8-të, ai do të jetë sërish zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
“Siç e dini unë kam qenë deputet edhe më herët, në vitet 2010-2013. Pas shpalljes së pavarësisë mendonim se gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur, por ata që qeverisën pas LDK-së gjërat i ndryshuan për të keq. Unë edhe gjatë asaj legjislature me tërë potencialin tim kam qenë i perkushtuar për qytetarin, sidomos për këtë rajon, i cili ka dhënë shumë për vendin. Më nevojitet edhe njëherë besimi qytetar që të mund të artikulojë kërkesat tuaja në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Asllanaj para banorëve të Samadraxhës.
Ish kryetari i Komunës së Suharekës, për 12 vjet, tha se ata që e harruan Suharekeën, nuk kanë të drejtë të vijnë e të kërkojnë votë këtu, pasi që suharekasit nuk harrojnë.
“Shumë deputetë të partive të tjera , kanë ardhur në këtë truall, me idenë se sonte mashtroheni duke votuar për ta, për ata të cilët e harruan këtë rajon dhe u ra ndërmend vetëm në kohë fushate. Ju e dini të dashur bashkëvendas se une isha gjithmonë këtu, pranë jush për t’iu dëgjuar e për të qenë pranë jush në të mirë e në të keq. Është koha e juaj që këtë lidhje të fortë që e kemi tash e dy dekada mos ta shkëpusim”, ka thënë Asllanaj.
Tutje, ish deputeti dhe ish kryetari i Komunës së Suharekës, i cili po kërkon sërish besimin për të qenë pjesë e Kuvendit, ka ftuar të gjithë qytetarët e Suharekës dhe Kosovës, që të dielën të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e femijëve të tyre. Ai ka ftuar të gjithë që të votojnë LDK dhe atë si kandidat me numër 41 në listën zgjedhore të LDK-së.







T� tjera
-
Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Al...
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...






























