Lajme

71 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 29 January 2021

71 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 51 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 10 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa 3 pacientë janë vendosur në respirator (CPAP).

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 199 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera