Lajme

Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën, është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 15 January 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Sipas tij kjo masakër që u krye në zemër të Evropës e ka shokuar botën.

“Kjo masakër e kryer në zemër të Europës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftrave” shkruan Meta në “Facebook”.

-Advertisement-

Më tutje ai tha se do bëjmë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera