Lajme

​121 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 21 December 2020

121 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje më të rëndë

121 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 81 janë në oksigjenoterapi.

-Advertisement-

Kurse 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“121 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 81 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 547 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 71 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera