Lajme

Vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident trafiku në Viti

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 03 December 2020

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Viti-Kllokot.

Në bazë të informacioneve të deritanishme thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.

Ky aksident i rëndë ishte me fatalitet për një qytetar, teksa nuk janë dhënë detaje shtesë.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve të kaluar ishin shkaktuar 47 aksidente trafiku. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera