Sport

Këto janë fjalët e Cristiano Ronaldos pas vdekjes së Maradonës

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 25 November 2020

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, shkruan Gazeta inFokus.

Ylli portugez ka thënë se ai i ka dhënë lamtumirën një miku, ndërsa bora lamtumirën një gjeniu të përjetshëm.

Ronaldo e ka cilësuar Maradonën si magjistar të pakrahasueshëm.

-Advertisement-

“Sot i dhashë lamtumirën një miku dhe bota lamtumirën një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. RIP,  kurrë nuk do të harrohesh ”, ka shkruar Ronaldo.

Diego Armando Maradona ka vdekur pasditen e së mërkurës në shtëpinë e tij, pas një sulmi në zemër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera