Sport

Manchester City po e synon yllin e Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 23 November 2020

Tottenhami është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë stinor në Ligën Premiere dhe kjo është një arsye që lojtarët e saj të bëhen shumë të dëshiruar për kundërshtarët.

Është Pep Guardiola i cili ditë më parë zyrtarizoi rinovimin e kontratës si trajner i Manchester City deri në vitin 2023, dhe asi po synon disa prurje të reja.

Në fakt, Eurosport pretendon se trajneri katalan ka hedhur në tryezë emrin e një prej sulmuesve më të mirë të momentit, Harry Kane.

-Advertisement-

Duke pasur parasysh situatën shqetësuese kontraktuale të Sergio Agüeros, Guardiola e ka të qartë se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij më i mirë.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit është një nga opsionet që pëlqen Pep dhe emri i tij, sipas këtij informacioni, doli në dritë gjatë bisedave që do të konfirmoheshin më vonë në rinovimin zyrtar. Vlera e kartonit të Harry Kane, sipas Transfermarkt, është 120 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera