Leonora Jakupi “përplaset” me Eliza Hoxhën: Atë që po e bën ti sot, e kam bërë prej 20-vitesh
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 17 Nëntor 2020
Këngëtarja e dashur për publikun, Leonora Jakupi, i është përgjigjur paksa ashpër ftesës së koleges dhe deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, për t’iu bashkuar nismës “Lira ka emër”, që synon ruajtjen e imazhit të UÇK.
Përmes një postimi në “Facebook”, Jakupi shprehet se kjo është një ftesë e pamenduar. Ajo thekson se atë deputetja po e bën tani, Leonora e ka bërë prej dy dekadash, “por jo nën petkun e një partie politike e as për përfitime.”
Këngëtarja e njohur ka shtuar se ajo është pjesë e pandashme e TRI shkronjave (UÇK), pasi me këtë emblemë u betua dhe ra për liri babai i saj si edhe dhe shumë dëshmorë të kombit.
Reagimi i plotë:
Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, përmes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem fushatës “Liria ka emër” nismë kjo qe ka për qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s.
Sado e sinqertë që mund të ketë qenë kjo ftesë mu duk e pamenduar nga ana e Elizës.
Elizë atë qe ju po bëni sot, unë e bëj tash e dy dekada, por jo nën petkun e një partie politike e as për përfitime. Tash e dy dekada unë mbrojë vlerën më sublime të popullit tonë e ajo është UÇK-ja.
Me këtë emblemë u betua babi im, me këtë emblemë ka rënë për liri babai im dhe shumë dëshmorë të kombit! Pra, unë jam pjesë e pandashme e këtyre TRI shkronjave.
Nuk pres ftesë për ta mbrojtur UÇK-në sepse këtë e bëj tash e 22 vite.
Madje e kam mbrojtur dhe jam përpjekur për të edhe atëherë kur të tjerët e cilësonin fyerje identifikimin me UÇK-në.
Si përgjigje për ftesën tende, unë po të them Welcome!



T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...

































