Shtyhen dy xhirot e radhës të Prince Caffe Superligës së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 16 November 2020
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vendosur që për shkak të dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në nëntor në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, dy xhirot e radhës të Prince Caffe Superligës së Kosovës të shtyhen për më vonë.
Basketbollistët e Kosovës dhe shtabi teknik në krye me përzgjedhësin Christos Marmarinos do të jenë së bashku në një hotel në Prishtinë, që nga dita e mërkurë dhe do të stërviten në Marigona Rezidencë.
Ata nuk do të kenë kontakte me familjet e tyre dhe bashkëlojtarët në klubet ku aktivizohen, pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës nuk dëshiron që të rrezikojë që ndonjëri prej anëtarëve të delegacionit të infektohet me COVID-19.
Shtyrja e dy xhirove është bërë për shkak që basketbollistët, të cilët janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës të karantinohen së bashku në mënyrë që të jenë të gatshëm për sfidat ndaj Sllovakisë dhe Islandës, më 26 dhe 28 nëntor në Bratislavë.
Basketbollistët e Kosovës të hënën janë testuar (PCR) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, derisa rezultatet do të dalin të martën. Po ashtu anëtarët e delegacionit të Kosovës do të testohen edhe një herë (më datë 21 nëntor) para se të udhëtojnë për në Bratislavë.
Të tjera
-
“Zgjedhje të parakohshme”, a do të vendoset sot për fatin e qeverisë Kurti?
Pothuajse 1 orë me vonesë filloi përsëri seanca e së enjtes e paralajmëruar n...
-
Pas zvarritjes disa mujore, ratifikohen edhe marrëveshja me Danimarkën për burgjet dhe ajo me Fondin e OPEC’ut
Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë më në fund edhe Marrëveshjen me Dan...
-
Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku p...
-
Bekë Berisha tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një...
-
Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcénïmin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku...
-
Ministri Aliu për banimin social: Përfituesit e banesave nuk bëhen pronarë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
“Sot mund të shpërbëhet Kuvendi”, çfarë pritet të ndodhë në seancë?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në seancë...
-
21-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në Pejë, i dyshuar edhe për plāgosjen e një polici
Jo më larg se në dhjetorin e fundit, ai e kishte goditur me veturën e tij zyr...
-
VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga sea...
-
Rezoluta e Srebrenicës, Bërnabiq thotë se është e shqetësuar për paqen në Ballkan
Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, tha se propozimi i rezolutës për Ditën...
-
Bajrami i kërkon kryetarit të Gjilanit nga VV të deklarohet a është për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban H...
-
Gjendja e njërit nga të plag*osurit të Pejës, shumë e rëndë
Një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë. Si pasojë e lëndimeve t...