Virusi vdekjeprurës spanjoll, çka duhet të mësojë bota nga atëherë në valën e dytë të koronavirusit
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 30 October 2020
Në valën vdekjeprurëse të pandemisë së gripit të vitit 1918, miliona njerëz ishin të dënuar sepse nuk dinin se çfarë dimë tani për mënyrën e përhapjes së viruseve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.
Pandemia e vitit 1918 u shfaq në tre valë, nga pranvera e 1918 deri në dimrin e 1919, duke vrarë 50-100 milionë njerëz në të gjithë botën.
Vala e parë në pranverën e vitit 1918 ishte relativisht e butë. Shumica e vdekjeve nga gripi i vitit 1918 ndodhën në vjeshtë, vala e dytë dhe më e keqja e asaj kohe.
Ekzistojnë disa mundësi se pse vala e dytë e vitit 1918 ishte aq e tmerrshme. Për shembull, dimri do të nënkuptonte që gripi do të përhapej më shumë dhe njerëzit do të qëndronin më shpesh në ambiente të mbyllura.
Një pengesë e madhe ishte mungesa e njohurive për karakterin, sjelljen dhe ashpërsinë e virusit. Pandemia erdhi përpara ndërgjegjësimit se si dukej një virus dhe se si izolohet ai.
Edhe ekspertët e shëndetit presin që numri i të infektuarve me Covid të rritet këtë dimër, sepse sipas tyre, virusi që shkakton Covid-19 është një koronavirus, dhe koronavirusët e tjerë përhapen më shumë gjatë dimrit. Në ajrin dimëror, më pak të lagësht, grimcat që mbajnë virus mund të qëndrojnë në ajër më gjatë. Për më tepër, membranat tona të hundës janë më të thata dhe më të prekshme nga infeksioni në dimër.
Gripi i vitit 1918 “rrembeu popullsinë e re”. Afërsisht gjysma e vdekjeve ishte midis moshave 20-40 vjeç, në kontrast me pandeminë aktuale, ku më të moshuarit ka të ngjarë ta përjetojnë më seriozisht sëmundjen.
Autoritetet vendosën ligje të vendosjes së maskave dhe masa ndëshkimore, përfshirë gjobitjet. Bota humbi breza të rinjsh dhe për ta, pandemia dhe Lufta e Parë Botërore u bënë përvojat kryesore të jetës.
Tani, le të ecim përpara, në 2020-ën. Përparimet e shumta shkencore na kanë lejuar një avantazh të lehtë në zbutjen e përhapjes dhe efekteve të sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi dhe Covid-19.
Mikrobiologët tani mund të izolojnë, identifikojnë dhe përshkruajnë strukturën e viruseve.
Megjithëse kemi teste të koronavirusit, një e metë është “që nuk kemi aftësi të mjaftueshme testuese dhe testet zgjasin shumë.
Megjithëse rastet e Covid-19 janë në rritje dhe mund të rriten këtë dimër, ka disa gjëra bazike që mund të bëjmë për të ndaluar përhapjen.
Masat paraprake si distancimi fizik, shmangia e grumbullimeve dhe udhëtimet e panevojshme, larja e duarve dhe mbajtja e maskave janë akoma të rëndësishme.
Furnizimi me ushqime për një periudhë të caktuar kohe dhe të paturit disa mjekime bazë në raste emergjencash, mund të ndihmojnë në uljen e lëvizjes së shpeshtë në dyqane, duke ulur kështu shanset e përhapjes.
Në vitin 1918, nuk kishte një vaksinë të aprovuar dhe të rregulluar. Tani, flitet çdo ditë për prodhimin e vaksianve të reja.
Operation Warp Speed dhe programe të tjera janë duke testuar vaksinat për të qenë në gjendje t’i shpërndajnë ato për publikun e gjerë potencialisht, deri në pranverën e vitit 2021.
Ajo që ka ende vlerë të madhe është marrja parasysh e azhornimeve dhe udhëzimeve të autoriteteve lokale të shëndetit publik dhe njohurive shkencore të studiuesve apo organizatave.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...