“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” i del në ndihmë QKUK-së
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 19 October 2020
Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ka dhuruar një donacion me mjete mbrojtëse, në vlerë prej 10 mijë eurosh, për Klinikën e Gjinekologjisë dhe të Neonatologjisë, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga SHSKUK-ja.
Postimi i plotë:
“Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ndihmon me material mbrojtës QKUK-në
Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ka dhuruar një donacion, mjete mbrojtëse, në vlerë prej 10 mijë eurosh, për Klinikën e Gjinekologjisë dhe të Neonatologjisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se ky donacion tregon mbështetjen që shoqata e “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë i kanë ofruar sistemit shëndetësor në Kosovës gjatë këtyre viteve, sidomos gjatë kohës së pandemisë.
“Ky donacioni i juaj i sotëm i ofron siguri në punë personelit shëndetësor, i bën më të sigurt në punën e tyre, por edhe rrit besimin, nga ana tjetër, edhe te pacientët, pasi që pacientët, kur e shohin që personeli mjekësor është i mbrojtur me pajisje mbrojtëse, atëherë kanë një siguri më të madhe se do të marrin shërbime më kualitative”, tha Krasniqi.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, Vlorian Molliqaj, theksoi se po bëjnë përpjekje në forma të ndryshme që të mbledhin fonde, në mënyrë që të sjellin donacione tjera, si ndihmë për punën e profesionistëve shëndetësorë, në betejën me pandeminë COVID-19.
“Ne ju falënderojmë për punën përgjatë kësaj periudhe, e cila ka qenë shumë e vështirë. Shpresoj që do të ketë mjete të mjaftueshme dhe do ta kalojmë sa më lehtë këtë sfidë”, deklaroi Molliqaj.
Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, falënderoi donatorin për ndihmën e ofruar, ndërsa tha se javën e ardhshme nga AMC do të arrijë edhe një donacion tjetër.
Duke folur për bashkëpunimin mes fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, tha se mbështetja e vazhdueshme nga AMC ka luajtur një rol të rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë, veçmas në këtë periudhë të vështirë, në të cilën po kalon vendi”, shkruan në njoftimin e SHSKUK-së./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Tahiri: Qeveria duhet të jetë e mençur
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rr...
-
Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda
Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (K...
-
Gjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut
Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri ...
-
Trἀgjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna
Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arra...
-
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë eur...
-
Kryeministri Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më ...
-
Policia në Pejë sekuestron 40 motoçikleta
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklis...
-
Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkua...
-
Aktivisti i Vetëvendosjes e djẻgë kartelën e anëtarësimit: Rashë viktimë dhe votova për Albin Kurtin
Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës, Arsim Musa, e k...
-
Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-së për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ushtrinë turke kanë realizuar t...
-
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndë...
-
26 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shq...