Bunjaki zbulon emrat e dy futbollistëve të cilët u penalizuan nga klubet e tyre pasi erdhën të luanin për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 12 October 2020
Kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon momente mjaftë të vështira, pasi humbi shansin e artë për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.
Përveç humbjes nga Maqedonia Veriore në ‘Play-Offin’ e Ligës së Kombeve, ‘Dardanët’ mbrëmë u mposhtë në ‘Fadil Vokrri’ nga Sllovenia, në duelin e vlefshëm për grupin e tretë të Ligës C të Kombeve.
Dy humbje rresht kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe të tifozët, të cilët po kërkojnë shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes, si dhe po i kritikojnë më të madhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin, të cilët munguan në këto ndeshje për shkak të lëndimeve dhe masave anti-covid.
Rashica e Muriqi nuk u grumbulluan me kombëtaren për shkak të lëndimeve dhe gjendjes jo të mirë fizike, ndërsa Rrahmani nuk u lejua nga Napoli për shkak të rasteve me koronavirus brenda klubit napolitan.
Lidhur me këto mungesa ka folur edhe ish-trajneri i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili ka thënë se edhe në të kaluarën futbollistët kanë pasur probleme nga klubet e tyre për me ardh me lujtë për Kosovën.
Tutje Bunjaki ka zbuluar edhe emrat e dy lojtarëve, të cilët u penalizuan nga skuadrat e tyre për ardhjen në kombëtaren e Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme të ndërtohen kontakte ndërmjet Federatës dhe klubeve. Të paktën nga koha kur unë kam qenë selektor kanë qenë të tilla dhe ka patur disa raste kur futbollistët për shkak të lëndimeve janë penguar nga klubet e tyre për të ardhur te Kosova”, theksoi fillimisht Bunjaki në emisionin “Sport Shoë” në Klan Kosova.
“E kemi patur rastin e Enis Alushit dhe Albert Bunjakut. Të dy futbollistët nuk e kishin lejen e klubit për të ardhur te Kosova, pasi që ishin të lënduar. Përkundër kontaktit që kishim ne si Federatë me klubet e tyre dhe insistimit se ata nuk do të luanin më shumë se rekomandimet që do t’ua jepte klubit, ata sërish nuk u lejuan. Sikur Enisi, po ashtu edhe Alberti kanë ardhur për të luajtur te Kosova pa lejen e klubit, ndërkohë më pas ata u penalizuan nga klubet e tyre”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaki.
Kujtojmë se pas komenteve dhe kritikave të shumta Vedat Muriqi, Milot Rashica e Amir Rrhamani kanë reaguar, duke treguar arsyen e mos ardhjes në kombëtare, në ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...