Kolla akute nga e ftohura, mjalti më mirë se antibiotikët
Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 21 September 2020
Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër. Sipas këtij udhëzimi, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.
Ai duhet përdorur nga të rriturit dhe fëmijët pas moshës 5 vjeçare. Ekspertët thonë se mjalti është kura më e mirë për këtë kollë, ndryshe nga antibiotikët që janë jo efikasë në trajtimin e infeksioneve virale dhe për më tepër shoqërohen me efekte anësore. Sipas tyre, antibiotikët duhen përdorur vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme dhe rreziqet e komplikacioneve serioze janë të larta. Një udhëzim i tillë i është shpërndarë edhe autoriteteve spitalore në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrojnë një qasje të re të trajtimit të këtij problemi nga mjekët.
Çfarë Është Kolla Akute?
Bëhet fjalë për një kollë që zgjat për një periudhë të caktuar kohe, pra për disa ditë ose javë. Kolla akute shfaqet si pasojë e një infeksioni në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës ose gripit por edhe broshnitit akut, i cili është një infeksion i përkohshëm viral.
Përse Nuk Rekomandohet Përdorimi i Antibiotikëve
Antibiotikët mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve që shkaktohen nga bakteret. Në shumicën e rasteve, kolla akute shkaktohet nga viruset. Këto të fundit nuk reagojnë ndaj përdorimit të antibiotikëve. Sipas ekspertëve britanikë, kur antibiotikët përdoren kundër kollës akute, ato nuk bëjnë ndonjë ndryshim as në simptoma as tek infeksioni.
Antibiotikët duhen përdorur vetëm kur infeksioni është bakterial por shumë rrallë tek njerëzit që kanë një imunitet të dobët. Ky kufizim në përdorim është i nevojshëm për faktin se bakteret po bëhen më rezistentë ndaj antibiotikëve që do të thotë se këto të fundit nuk funksionojnë si më parë. Sipas studiuesve britanikë, mjalti ndihmon në largimin e kollës në mënyrë shumë të shëndetshme. Atë mund ta përdorni në çaj duke e shoqëruar me lëng limoni ose të konsumoni nga një lugë çaji mjaltë sa herë që të keni kollë.
Të tjera
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...
-
​Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident...
-
Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova ...
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...