Lajme

Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 03 May 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka goditur me veturë, një veturë tjetër në të cilën kanë qenë disa gra.

Sipas policisë gjatë aksidentit kanë marrë lëndime viktimat të cilat kanë qenë në veturën tjetër.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera