Acarohen raportet LDK – AAK, në Suharekë fillojnë akuzat për keqpërdorim
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 16 September 2020
AAK e LDK janë bashkë në Qeveri.
Por, raporte kaq të mira si duket nuk kanë edhe në qeverisje lokale, shkruan Gazeta Infokus.
Në Suharekë, dega e LDK-së po akuzon kreun e komunës, Bali Muharremaj, që vjen nga partia e Rmaush Haradinajt për keqpërdorim
Në mesin e tyre përmendet degradimi i sistemit arsimor, keqpërdorimi i parasë e punësimet partiake.
“LDK dega në Therandë, me shqetësim të madh, ka paralajmëruar në vazhdimësi për parregullsitë e shumta që karakterizuan qeverisjen komunale te AAK-së në Therandë. Degradimi i sistemit arsimor, keqpërdorimi i parasë së taksapaguesve punësimet bazuar vetëm në përkatësinë partiake, nuk mund të mbulohen me postimet e shpeshta në rrjete sociale, të kryetarit aktual Muharremaj. Këto fenomene negative të shkaktuara nga qeverisja aktuale komunale, e kanë zbritur Komunën e Suharekës në nivele tepër të ulta që asnjëherë nuk i kishte pasur”, thuhet në reagimin e tyre.
Në rezultatet për transparencën e komunave me performancën më të mirë, komuna e Suharekës nga 10 pikët totale, ka marrë 4.48, që janë shumë pikë të ulta dhe tregon mos transparencë në këtë komunë.
Komuna me transparencën më të mirë është ajo e Lipjanit me 9.56 pikë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...