Sport

PSG në alarm, shkon në gjashtë numri i të infektuarve me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 04 September 2020

Infektime në masë me Koronavirus te skuadra kampione e Francës, PSG. Pas pozitivitetit të emrave të tillë si Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, edhe tre lojtarë të tjerë ka janë konfirmuar me COVID-19 pas testeve të kryera në funksion të nisjes së sezonit të ri.

Sipas prestigjiozes L’Equipe, ata janë Mauro Icardi, Marquinhos dhe Keylor Nava. Numri i rasteve në klubin parisien rritet në gjashtë, çka ka vënë në alarm drejtuesit, pasi do t’u duhet të monitorojnë situatën me shumë kujdes për të mos rrezikuar fillimin e sezonit. Të gjithë futbollistët pozitivë janë izoluar në banesat e tyre.

Sipas gazetës franceze, disa nga lojtarët e PSG-së pozitivë për COVID-19 kanë kaluar pushimet së bashku në Ibiza. Kuptohet qartë se ata nuk i kanë respektuar rregullat e distancimit fizik, përkundrazi, kanë festuar në vende të përbashkëta, duke u infektuar nga virusi famëkeq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera