Lajme

Ushtria e Kosovës mbanë ushtrimet në një vend malor

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 03 Shtator 2020

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, diku në bjeshkët e vendit. Ata kanë dalë në terren për ushtrime.

Ushtria e Kosovës kohë pas kohe publikon fotografi në krye të detyrës, duke treguar përgatitjen profesionale të ushtarëve.

Sot gjatë ditës është publikuar një fotografi e stërvitjes së ushtarëve në një vend malor. Në fotografi shihet një numër i madh i ushtarëve të radhitur njëri pas tjetrit.

-Advertisement-

Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme.

Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes, ka kompetencë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy