Sava Janjiq për marrëveshjen finale: Të mësojmë nga gabimet që të mos përsëriten
Autori: Halil Berisha
15:28 | 31 August 2020
Më 4 shtator është planifikuar takimi në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Saktësisht nuk dihet se çka do të bisedohet, megjithatë, nga shumë njohës të politikës edhe është thënë që mund të bisedohet edhe për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta Infokus.
Gazeta Infokus ka realizuar një intervistë me Sava Janjiq, Patriarkun e Manastirit të Deçanit, që u bë temë ditëve të fundit, pas pezullimit të ndërtimit të rrugës, Deçan – Plavë.
Janjiq për Infokus ka thënë që marrëveshja përfundimtare është kryesore që të siguroj jetë normale për të gjithë, pavarësisht gjuhës dhe mënyrës se si i luten Zotit.
“Unë nuk jam politikan dhe nuk mund të jap një formulë për zgjidhje për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Unë e di veç se nëse arrihet një marrëveshje, ajo duhet të jetë e atillë që të mundësojë një jetë normale dhe të sigurtë për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se në cilën gjuhë flasin dhe si i luten Zotit, që trashëgimia kulturore e të gjithë popujve të mbrohet dhe respektohet në mënyrë të duhur e të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, që mos t’i bëjmë në të ardhmen”, ka thënë Janjiq.
Intervistën e plotë të Sava Janjiq për Manastirin, dialogun e marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë mund ta lexoni në Gazeta Infokus në ora 16:00./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...































