Konsumoni ujë mineral? Ja çfarë efektesh ka për dhëmbët e trupin tuaj
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 14 August 2020
Shumë njerëz po kthehen tek uji minaral, një lloj uji me gaz, si një alternative më e shëndetshme e pijeve me gaz. Në fakt, sasia e seltzerit të shitur në SH.B.A u dyfishua midis 2010 dhe 2019.
Megjithatë disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se uji me gaz mund të çojë në gërryerje të dhëmbëve, por ndihmon edhe për kapsllëkun.
Çfarë është uji mineral?
Uji mineral është ujë i përzier me dioksid karboni. Disa marka të ujit mineral kanë një pH të ulët sa 5, ndërsa uji i çezmës ka një pH neutral prej 7.
Uji mineral mund të ndikojë negativisht në shëndetin e dhëmbëve
Shoqata Stomatologjike Amerikane kërkon parandalimin e pirjes së pijeve acidike, pasi acidi mund të heqë shtresën e jashtë të smaltit që vesh dhëmbin tuaj dhe e mbron nga prishja.
Dhe duke qenë se uji mineral përmban acid, ekzistojnë disa shqetësime se pirja e tij mund të gërryen dhëmbët.
Pirja e ujit mineral me aromë mund të përbëjë potencialisht një rrezik më të madh për dhëmbët tuaj, pasi disa aroma natyrale si limoni përmbajnë acid. Ekzistojnë disa prova që acidi citrik mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve me kalimin e kohës, gjë që mund të çojë në zgavra dhe prishje.
Në përgjithësi, uji mineral konsiderohet të jetë shumë më i shëndetshëm se pijet e tjera të gazuara si sodat që janë më acide dhe kanë përmbajtje më të lartë të sheqerit. Shumica e markave kryesore të ujit mineral nuk shtojnë asnjë sheqer në pijet e tyre me aromë, por përkundrazi, shtojnë aromë që janë pa kalori.
Është e rëndësishme që të mos zëvendësoni plotësisht ujin e pijshëm me ujin mineral, sepse uji i çezmës ka fluorid që ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve tuaj, thotë Melissa Majumdar, MS, RD, një dietologe në Spitalin Universitar Emory.
Përfitimet ujit mineral
Ndërsa ekziston mundësia që uji mineral me aromë të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të dhëmbëve, ka edhe shumë përfitime.
-Uji mineral mund t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar
Shumë prej nesh kanë probleme me konusmimin e ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, gjë që mund të çojë në dehidrim, thotë Majumdar. Dehidratimi ka shumë efekte negative për shëndetin, ju mund të ndiheni më të lodhur dhe më pak të aftë për t’u përqendruar.
Majumdar thotë se uji mineral është po aq hidratues sa uji, kështu që nëse pirja e ujit me gaz ju ndihmon të pini më shumë, është një përfitim për shëndetin tuaj.
-Uji me gaz mund t’ju bëjë të ndjeheni më të ngopur
-Nëse po përpiqeni të zvogëloni kaloritë, pirja e ujit mineral para një vakt mund të ndihmojë.
-Mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut
Ekzistojnë gjithashtu disa prova që uji mineral mund të jetë i dobishëm për njerëzit me kapsllëk.
Për shembull, një studim i vogël i botuar në 2011 në Gazetën e Akademisë Koreane të Infermierisë, zbuloi se njerëzit që pinin ujë të gazuar, kishin lëvizje më të shpeshta të zorrëve dhe më pak simptoma kapsllëku sesa ata që pinin ujë natyral.
Të tjera
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...
-
Vdẻs i moshuari nga Novi Pazari në një hotel në Prizren, dyshohet për su*m në zemër
Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po që...
-
Ish-drejtori i KEK-ut publikon fakte për keqmenaxhimin dhe humbjet që ai thotë se po e qojnë Korporatën drejt falimentimit
Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, përmes një shk...
-
Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt
Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e ...
-
Ministri Aliu deklaroi se autostrada Prishtinë-Mitrovicë përfundon brenda afateve, reagon deputetja e LDK-së
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugës...
-
Besimi i investitorëve të huaj rritet në tremujorin e parë
Një sondazh i fundit nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i K...
-
“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër”, studentja nga Vitia flet për diskriminimin
Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullah...