Haxhiu, Ismailit: Dëshmojeni se mendoni që Qeveria Hoti është kriminale
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 06 August 2020
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ia ka kthyer përgjigjen sekretarit të PDK-së, Uran Ismailit, në pyetjen se ku mbetën vijat e kuqe të LVV-së për PDK-në.
Haxhiu tha se vija e kuqe qëndron për PDK-në derisa kjo parti, sipas saj, mban vulën e keqqeverisjes dhe keqpërdorimit, por se tani PDK-ja e ka momentin të dëshmojë se është parti opozitare dhe kundërshton punën e Qeverisë Hoti, njofton Klan Kosova.
“Në Kuvend kemi dy parti që janë opozitare: Vetëvendosje si subjekti më i madh dhe në anën tjetër kemi PDK-në. Për ne është e rëndësishme ta rrëzojmë Qeverinë Hoti. Edhe në të kaluarën Qeveria Mustafa është rrëzuar me votat e PDK-së, VV-së e partive tjera dhe kjo s’është hera e parë”.
Por, nëse PDK është subjekt opozitar dhe mendon që Hoti po keq-qeverisë duhet ta dëshmojnë. Ne mbajmë qëndrimin tonë për vija të kuqe ndaj PDK-së, por tani ftoj PDK-në që nëse duan ta dëshmojnë se janë kundër kësaj qeverie t’i japin nënshkrimet, sepse veprimet e tyre nuk e tregojnë se janë kundër pas ka pas pazare të ndryshme”.
“Nëse Ismaili konsideron se kjo është qeveri kriminale dhe ministrin Zemaj e ka quajtur hajn për çmimet e barnave le të urdhërojë. E ka kohën dhe mundësinë”.
Haxhiu tha se Qeveria Kurti ka arritur ta dëshmojë se edhe në Kosovë mund të qeveriset me dije, nder dhe përkushtim. Prandaj, nënkryetarja e VV-së mendon se ajo duhet të kthehet.
Të tjera
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...