Virusi Corona: Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit?
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 06 August 2020
Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë. Por sa herë duhen bërë analizat dhe kush duhet të kontrollohet?
Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit të coronës. Në fund të muajit korrik në të gjithë botën ekzistonin 270 produkte të ndryshme që përdoren për të bërë analizat. Ato ndahen kryesisht në tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike (ELISA) dhe analizat antigjene.
Analizat e PCR
Analiza nëse dikush është infektuar dhe mund t’ia ngjisë virusin edhe të tjerëve bëhet kryesisht me metodën e reaksionit zinxhir të polimerazeve (PCR), një enzymë që krijon polimere të caktuara, sidomos ADN. Po ashtu ekzistojnë të ashtuquajtuarat analizat e amplifikimit të ADN-së, që funksionojnë ngjashëm si analizat e PCR.
Në të dy rastet pacientit i merret prova e pështymës në gojë me ndihmën e një copëze pambuku. Edhe kollitjet nga thellësia e mushkërive janë të përshtatshme për të marrë provën.
Një pjesë e caktuar e genotipit, një lloj gjeni i caktuar, i marrë nga prova shumohet disa herë dhe në fund një proces biokimik me emrin Agarose-Gelelektrophorese përcakton, nëse gjenotipi i virusit ndodhet në provë. Nëse gjenotipi gjendet në të, atëherë pacienti është i infektuar. Nëse gjenotipi nuk ndodhet aty, kjo nuk do të thotë se pacienti nuk është i prekur. Mund të ndodhë që virusi të mos ndodhet në provën e pështymës, e megjithatë të ndodhet diku nëpër trup.
Kjo mbase shpjegon pse në raste të caktuara pacientë me COVID-19, që mendojnë se janë të shëruar, dalin më vonë të infektuar kur u bëhen analizat e PCR. Ka mundësi që në këto raste virusi të ketë qenë prezent gjatë gjithë kohës, megjithëse nuk është gjetur në provë.Mjeku i sëmundjeve infektive në spitalin Charité të Berlinit, Christian Drosten, thotë se kjo do të ishte sikur të dije të kapje në një liqen peshkun e artë duke përdorur rrjetë peshku. Kur nxjerr rrjetën nga uji dhe sheh që nuk ka peshk në të, nuk do të thotë se peshqit nuk ndodhen në liqen.
Analiza të shpejta të PCR
Analizat tradicionale të PCR duhet të bëhen në një laborator. Shpesh ato bëhen me shpejtësi të madhe, sepse në të njëjtën kohë bëhen mijëra analiza. Kjo do të thotë që zakonisht pacienti merr përgjigje pas disa orësh, ose pas disa ditësh. Më shpejt bëhen analizat e ashtuquajtura analiza të shpejta të PCR. Prova në këtë rast nuk dërgohet në një laborator qendror, por analizat bëhen në vend me pajisje ambulante. Këto pajisje mund të përmirësohen aq shumë saqë rezultati është gati pas treçerek ore. E keqja e kësaj analize është se pajisjet nuk arrijnë të bëjnë më shumë se 80 analiza në ditë.
Analizat e antigjenit
Këto analiza të shpejta kanë dalë në treg para disa javësh, dhe janë shumë të lehta për t’u përdorur, pothuajse si kontrollet e shtatzanisë. Edhe në analizat e antigjenit merret prova nga pështyma. Kërkimi i virusit bëhet me metodën e immunoassay-it fluoreshent (FIA). Këto analiza e japin rezultatin brenda një çerek oreje duke treguar nëse një pacient është i infektuar akut dhe është ngjitës. Megjithatë analizat e antigjenit nuk janë aq të sakta sa analizat e PCR. E mira e tyre është se vihen lehtë në dispozicion dhe krijojnë mundësinë për t’u përdorur në vend.
Analizat e gripit që funksionojnë sipas të njëjtit parim, arrijnë ndjeshmëri diçka më shumë se 50 përqind, dhe saktësi prej 99 përqind. Kjo do të thotë se një në dy persona të infektuar, identifikohet si i tillë. Një në 100 persona të testuar, pati dalë gabimisht me rezultat pozitiv.
Megjithatë gjithnjë e më shumë mjekë preferojnë përdorimin e analizave të antigjenit, sepse shpresojnë se kështu mund të zbulojnë gjithnjë e më shumë të infektuar, sepse analizat kanë rezultate të sakta sidomos kur pacientët kanë ngarkesë të madhe virusi. Ky është dhe momenti kur një Superspreader mund të infektojë të tjerët.
Në pjesën më të madhe të vendeve, përshembull në Gjermani, analizat e shpejta nuk janë falas. Meqenëse sipas ligjit për mbrojtjen nga infeksioni të gjithë të sëmurët me SARS-CoV-2 janë të detyruar të lajmërohen, analizat duhet t‘ i bëjnë vetëm mjekët.
Dëshmi për një infeksion në të kaluarën
Analizat serologjike (ELISA) tregojnë për antitrupat që ndodhen në gjak, sepse i ka nxjerrë sistemi imunitar për të luftuar virusin. Kjo do të thotë se trupi ka pasur ndërkohë një reaksion imunitar kundër infeksionit me një virus të caktuar. Për këtë personi që kontrollohet duhet të japë një provë gjaku. Analizat bëhen në laborator.
Ndërkohë prodhuesit kanë nxjerrë një analizë të shpejtë sipas këtij parimi, megjithatë analizat duhen bërë nga një mjek. Për këtë mjaftojnë disa pika gjaku, njësoj si gjatë kontrollit të diabetit, që futen në një aparat matës bashkë me solucionin amortizues./DW
Të tjera
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...