Lajme

Reshjet e shiut përfshijnë Kosovën, breshër i madh në Pejë e Deçan

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 05 Gusht 2020

Sot në Kosovë  po mban mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë  dhe breshër kanë përfshirë shumë rajone të Kosovës.

Reshje breshri ka pasur sidomos në rajonin e Pejës, ku janë dëmtuar edhe shumë kultura bujqësore, shkruan Reporteri.

Breshër ka pasur edhe në Deçan e në disa komuna të tjera.

Reshjet pritet të intensifikohen gjatë ditës, derisa është paralajmëruar edhe për vërshime të mundshme.

-Advertisement-

    

Facebook

Twitter

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy