12 persona shoqërohen në polici, nuk respektuan masat e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 12 July 2020
Që nga dita e hënë (06 korrik) është në fuqi vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00-05:00 vlen për komunat e me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e koronavirusit.
Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.
Rr. Adem Jashari, Prizren 11.07.2020-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ë mbajtje.
Rr. Rrust Kabashi, Prizren 11.07.2020-01:00. Është ndal i dyshuari mashkull kosovar i cili po lëvizte jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 11.07.2020-00:55. Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët po lëviznin jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Lubizhdë, Prizren 12.07.2020-01:35. Nga njësiti policor janë ndaluar katër te dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid 19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë 11.07.2020-10:15. Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Të tjera
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...
-
Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në ...