Sport

Flet qendërmbrojtësi i Prishtinës para sfidës ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 07 July 2020

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Prishtinës, Leotrim Bekteshi ka folur para sfidës ndaj Gjilanit, që zhvillohet të mërkurën në kuadër të javës së 29-të në Superligës, shkruan Gazeta inFokus.

Bekteshi për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar së në Gjilan udhëtojnë për tre pikë.

“Normalisht na pret ndeshje shumë e vështirë, por ne i kemi qëllimet tona dhe në këtë përballje do të hyjmë sikur në çdo takim tjetër që synim të vetëm kemi pasur fitoren. As takimet paraprake s’kanë qenë të lehta, aspak, pra as kjo ndeshje nuk dallon, hyjmë për tre pikët. Ekipi që do të bëjë sa më pak gabime edhe do ta fitoj ndeshjen, e shpresoj që ne të jemi ata që e gëzojmë formën më të lartë, atmosferën e shkëlqyer dhe jam më se i bindur që do të kthehemi me tre pikë”, ka thënë qendërmbrojtësi, Leotrim Bekteshi.

-Advertisement-

Dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet të mërkurën nga ora 17:00, në stadiumin e qytetit në Gjilan./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera