3 vitaminat jetike që duhen pë çdo moshë gjatë verës
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 02 June 2020
A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtasim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.
Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës
Ndërkohë që ditët fillojnë dhe nxehen më shumë, trupi ynë reagon ndaj këtij ndryshimi. Nëse ekspozohemi ndaj nxehtësisë, ne djersitim. Kështu kemi humbur vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Këshillohet që të merrni vitaminë A, C, dhe E për të kompensuar këtë humbje.
Arsyet i gjeni të listuar më poshtë:
Vitamina A
Ka plot të dhëna të cilat dëshmojnë se Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës, kur ajo merret në dozën e duhur ditë për ditë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës kur ajo dëmtohet nga dielli.
Por përpara se të shkoni në farmacinë më të afërt, sugjerohet që të kontaktoni dhe mjekun tuaj, pasi Vitamina A duhet të merret në dozat e duhura, dhe nuk duhet kombinuar me disa medikamente. Nëse doni ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në dietën tuaj perimet e gjelbra si lakra e sallata. Specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet gjithashtu ju japin dozën e nevojshme të kësaj vitamine.
Vitamina C
Nëse do të dilni në diell, sigurohuni që të keni marrë Vitaminë C. Acidi që gjendet në Vitaminën C ndihmon në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes. Kjo vitaminë gjithashtu e mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës.
Nëse alergjitë nuk ju lejojnë që të shijoni pushimet tuaja, një dozë ditore e vitaminës C do të mbajë nën kontroll simptomat tuaja. Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.
Vitamina E
Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës. Ajo mund të përdoret dhe për të rritur rezistencën e fizikut dhe forcën e muskujve. Nëse keni një jetë aktive dhe gjatë ditëve të nxehta të verës, Vitamina E është një paketë plot me energji për ju. Atë mund ta gjeni në mënyrë natyrale tek arrorët dhe spinaqi i gatuar, por dhe tek peshku./AgroWeb
Të tjera
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...
-
​Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident...
-
Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova ...
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...