Qemail Elshani: Drenicës i’a kam borxh një finale
Autori: Erion Maliqaj 19:03 | 01 June 2020
Njëri prej mesfushorëve me të mirë në vendin tonë, Qemail Elshani ka folur para sfidës ndaj Prishtinës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
Elshani në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se dueli ndaj Prishtinës është ndeshja e sezones për Drenicën, derisa ka premtuar gjithçka nga vetja për të arritur objektivin.
“Ndeshja ndaj Prishtinës është ndeshje me e rëndësishme e sezones për Drenicën. Pas vendimit se kampionati do të luhet nuk kemi pas kohë të mjaftueshme që të përgatitemi, mirëpo për të arritur objektivin do të japim gjithçka nga vetja”, është shprehur mesfushori i Drenicës.
Elshani ka deklaruar se klubit të Drenicës i’a ka borxh një finale në karrierën e tij.
“Forma tek ne futbollistët mund të jetë mbi mesatare, por kurrsesi maksimale. Drenicës ja kam borxh një finale në karrierën time, sepse është skuadër në të cilën kam kaluar vite dhe kujtime të bukura”, përfundoji Qemail Elshani.
Ndeshja në mes Prishtinës dhe Drenicës zhvillohet nesër në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...
-
Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dënojmë fuqishëm këto akte dhu*ne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministri...
-
Skënder Tasholli që u arrestua sot për rastin në Lipjan, akuzohej edhe për një rast tjetër të fajdes
Skënder dhe Albion Tasholli janë babë dhe bir nga Lipjani, të cilët janë arre...
-
Arritje e re në ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Muzeu i Pallatit në Pekin është caktuar si adresa zyrtare e sekretariatit për...
-
Çeku reagon ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi: S’na pyetën, do të ishim gati deri në vitin 2027
Federata Shqiptare e Futbollit gjatë javës së kaluar bëri të ditur se së bash...