Skandal: Krimi i zyrtarëve të institucioneve me veturat e “dërzhavës”
Autori: Zekirja Shabani 11:54 | 13 May 2020
Duket se nuk ka formulë në Kosovë që i ndalë dallaveret dhe hajninë e zyrtarëve të shtetit. Pavarësisht vendimit që institucionet të marrin vetura me qira për t’i ikur keqpërdorimeve me servisimin e automjeteve, vjedhja e pjesëve e fshehja e aksidenteve është kthyer në një shqetësim të madh.
Gazeta inFokus ka gjetur se një numër i madh i zyrtarëve të lartë të shtetit gjatë përdorimit të veturave jashtë orarit zyrtarë dhe për nevoja personale i kanë aksidentuar ato dhe nuk i kanë njoftuar fare policinë.
Këtë e konfirmojnë edhe letërkëmbimet e kompanive që kanë fituar tenderin për dhënie me qira të veturave, të cilat i posedon Gazeta inFokus.
Megjithatë, në Analizën e AQP-së për kontratat e centralizuara të nënshkruara nga kjo Agjenci, vlerësohet se përsëri më e leverdishme është për institucionet të marrin me qira vetura se ti blejnë ato.
Si vidhej në tenderët e servisimit të automjeteve dhe përse u morën veturat me qira?
Ministria e Administratës Publike, deri para katër vitesh, paguante hiq më pak se 208 euro për gurtne frenimi të automjeteve, të cilat në treg kushtonin vetëm 49 euro.
Për shkak të keqpërdorimeve të mëdha me servisimin e automjeteve nga institucionet e shtetit në vitin 2014 Auditori i Përgjithshëm i rekomandoi Qeverisë së Kosovës që në vend të blerjes së veturave dhe servisimit të tyre të shikoj mundësi për ti marr ato me qera.
“Auditimi tregon se blerja e automjeteve në kombinim me trajtimin aktual të mirëmbajtjes dhe riparimit duket të jetë i kushtueshëm. Një analizë e plotë e kost-benefit e blerjes së automjeteve të ndryshme në raport me futjen e lizingut në funksion për jetëgjatësinë e pritshme mund të ofrojë alternativa për zgjidhje më kost efektive”, thuhej në raportin e auditorit.
Kështu mendohej të kurseheshin miliona euro të buxhetit të shtetit duke marrë me qera 436 vetura nga dy kompani “Auto Mita” dhe “Mercom”, të cilat kanë plotësuar kushtet e tenderit.
E tërë kjo procedurë i kushtoi buxhetit të shtetit 9.7 milionë euro.
Ndërsa automjetet u shpërndanë, për Presidencën e Kosovës, Kuvendin, Qeverinë e institucionet tjera të vendit.
Nga Auto Mita u furnizuan Komuna e Prishtinës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës e agjenci tjera të pavarura kryesisht me vetura “Dacia Sandero” të prodhuara në vitin 2017 dhe “Renault Megan” me kilometrazhë 00.
Në bazë të çmimit të kontratës, shihet se për një veturë të llojit Renault Megan nga buxheti i shtetit janë paguar 347 euro në muaj, derisa për Dacia Sandero kanë paguar çdo muaj nga 247 euro.
Ndërsa në kompaninë “Mercom”, morën vetura me Qeveria Zyra e Presidentit, Kuvendi i Kosovës, Ministria e Integrimeve e Diasporës dhe Qendra e Studentëve.
Këto institucione morën me qira automjete limuzinë me kilometrazh 00 të tipit “Peugeot 508 Allure”, ndërsa paguan nga 497 euro në muaj për secilën prej tyre.
Kështu po keqpërdoren veturat me qira
Por, që nga vitit 2017, kur janë marrë me qira veturat e para për institucionet e Kosovës duket se zyrtarët e shtetit nuk i kanë ndalur keqpërdorimet.
Veturat zyrtare, vazhdojnë të keqpërdoren e të shkatërrohen.
Gazeta inFokus ka gjetur se një numër i madh i zyrtarëve të lartë të shtetit gjatë përdorimit të veturave jashtë orarit zyrtarë dhe për nevoja personale i kanë aksidentuar ato dhe nuk i kanë njoftuar fare policinë.
Gjithashtu, janë evidentuar raste kur zyrtarë të caktuar kanë tentuar të vjedhin pjesë të veturave të marra me qira.
Kjo edhe ka alarmuar kompanitë të cilat e kanë fituar tenderin për furnizim me vetura me qera institucionet.
Në një letër, të cilën e ka siguruar Gazeta inFokus, drejtori i kompanisë Mercom, Robert Gegaj i shkruan kreut të Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik, Behxhet Rukiqit për ta shprehur shqetësimin se si shfrytëzuesit e automjeteve që janë pjesë e kontratës me AQP-së nuk janë duke ju përmbajtur kontratës.
“Arsye pse kemi shkruar në këtë email është sepse Autoritetet Kontraktuese janë të obliguara që pas secilit aksident të sjellin raportin e policisë (procedurë që kërkohet nga secila kompani e sigurimeve që operon në Kosovë) dhe njëkohësisht nuk i pranojnë faturat për riparim të automjeteve për të cilat nuk sjellin raport të policisë”, thuhet në këtë letër, të cilën e posedon gazeta inFokus.
Ai i kërkon Rukiqit ta njoftoi se si të veprojë në këto raste pasi “nuk është një rast por këso raste janë të shumta dhe vlerat e riparimit janë të mëdha të cilat nuk mbulohen nga kompania e sigurimeve”.
Në AQP kanë konfirmuar se po përballen me mos zbatim të rregullt të kontratave për shfrytëzimin e këtyre veurave nga disa institucione.
Megjithatë, nuk kanë dhënë informata se për cilët institucione bëhet fjalë.
Gazeta inFokus ka siguruar një dokument me të cilin kreu i AQP-së, Behxhet Rukiqi, i kërkon të gjithë institucioneve, të cilat kanë marrë vetura me qira që ta zbatojnë kontratën siç parashihet me kushtet e përgjithshme.
“Të gjitha palët duhet ti përmbahen kontratës. Çdo dëmtim që bëhet duhet të ju referohet për kompensim kontratës. Në të kundërtën kontraktuesi do ti drejtohet organit kompetent gjykatës/përmbaruesit”, u shkruan ai përfaqësuesve të institucioneve.
Sipas këtij institucioni buxheti i shtetit do të kursehej me miliona euro sikur zyrtarët të ndjekin rekomandimet e AQP-së që veturat e aksidentuara të lajmërohen në polici dhe në këtë rast shpenzimet të mbulohen nga kompanitë e sigurimeve.
Por të dhënat tregojnë se rastet e shumta kur zyrtarët e shtetit i fshehin aksidentet dhe nuk i lajmërojnë aksidentet po i kushton dyfish buxhetit të Kosovës. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...