Alarmon Raka: Nëse s’u përmbahemi masave na pet një valë e dytë e Coronavirusit edhe më e rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 07 Maj 2020
Dalja e pakontrolluar e qytetarëve pas lehtësimit të masave për parandalimin e Coronavirusit e kërcënon shëndetin publik, sepse në periudhën pasuese pas 12 ditëve mund të kemi një rritje të lehtë të numrave.
Ai i ka mirëpritur lehtësimet e masave në ekonomi, por ka thënë se duhet kujdes i shtuar që të mos kemi një valë të re të epidemisë e cila mund të jetë edhe më e rrezikshme se e para.
Këtë shqetësim e ka shfaqur në një intervistë për Ekonomia Online, mikrobiologu Lul Raka.
Në këtë intervistë Raka ka thënë se masat e ndërmarra nga IKSHP-ja për parandalimin e Coronavirusit, kanë ndikuar që numri i rasteve të mos jetë shumë i madh.
Lirimin e masave e ka konsideruar të pritshme, ani pse ende nuk është fituar lufta kundër Coronavirusit. Raka ka thënë se distancimi fizik distanca është çelësi kryesor për parandalimin e virusit.
“Piku është numri më i madh i rasteve që matet brenda ditës. Ne kemi pasur me 12 prill 79 raste kurse masat që janë ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë në izolim kanë dhënë rezultatet këtyre masave shihen mas periudhës dy javore. Gjatë këtyre ditëve ka pasur numër më të madh të të shëruarve sesa numër të rasteve të reja me Coronavirus. Lajmi i djeshëm ka qenë më i miri deri më tash ku i kemi pasur 87 të shëruar dhe vetëm një rast të konfirmuar”.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm që tregon se masat e ndërmarra kanë pasur sukses dhe tregon që qytetarët i kanë zbatuar gjatë kësaj periudhe. Betejën e kemi fituar në fazën e parë, sepse numrat dhe kapacitetet menaxhuese shëndetësore nuk janë tejkaluar. Porosia është që të kemi masat e parandalimit në radhë të parë distancimin social, fizik, sepse rrugën kryesore e hap personi gjatë kollitjes ose të folurit kjo është masë kryesore dhe nëse e mbajmë distancën ky është çelësi kryesor”, tha Raka.
Raka tha se ende nuk jemi kthyer në fazën normale, mirëpo duhet të vazhdojë të gjallërojë edhe ekonomia por, me kujdes në mënyrë që të mos ketë valë të dytë, e cila mund të jetë më e dëmshme sesa e para.
Sipas Rakës, masat janë graduale në dy javët pasuese, duke u kapluar edhe me një fazë të tretë, e cila pritet të jetë në qershor.
“Duke e ditur faktin që me lehtësimin e masave do të ketë grumbullim të njerëzve veç ka filluar nëpër disa shitore të cilat do të duhej të kishin numër të caktuar të klientëve brenda, mirëpo nëse ka fluks të madh të numrit të njerëzve, atëherë si masë shtesë përveç distancës është maska ose mbulesat e fytyrës, të cilat ofrojnë mbrojtje pre infeksionit me virus. Në normalitet nuk jemi kthyer, mirëpo duhet të vazhdojë të gjallërojë edhe ekonomia, por me kujdes në mënyrë që të mos ketë valë të dytë e cila mund të jetë më e dëmshme sesa e para”.
“Masat janë graduale në dy javët pasuese dhe faza e tretë është në fillim të qershorit. Lirimi ka filluar me 4 dhe me 18 bëhet një analizë. Shikohet si ka shkuar, sa janë respektuar masat dhe a mund të procedojmë me stadin e dytë. Distanca është e rëndësishme. Po ashtu bartja e maskave ose shallat të cilat mbrojnë, sepse ajo është rruga kryesore. Rruga e bartjes është tash përmes personit. Kryesore për ta mbrojtur shëndetin është bartja e maskës dhe larja e duarve vazhdimisht mbajtja e higjienës mjafton që ta parandalojmë virusin”, shtoi Raka.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...





























