Banka Botërore jep alarmin, Kosova po futet në krizën më të thellë që nga koha e luftës
Autori: Zekirja Shabani 09:46 | 29 April 2020
Ekonomia e Kosovës ka marrë goditjen më të madhe që nga paslufta.
Banka Botërore në raportin e fundit, i cili do të publikohet gjatë ditës ka paraparë një rënie të ekonomisë me 4.5 për qind në skenarin më të mirë, për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit.
Ndërkaq parashihet se situata mund të përkeqësohet, nëse recesioni vazhdon dhe ekonomia të bie deri në mbi 11 për qind.
“Ekonomia e Kosovës parashihej të rritej me rreth 4 për qind në vitin 2020; mirëpo, për shkak të shpërthimit të COVID-19, ekonomia tani pritet të pësojë një rënie prej 4.5 për qind përkrah uljes së eksporteve të shërbimeve dhe të investimeve publike e private”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, të cilin e posedon Gazeta inFokus.
Kjo vetëm sipas skenarit bazë të parashikimit, i cili supozon se pandemia prek vetëm tremujorin e dytë, dhe aktiviteti ekonomik fillon e gjallërohet në gjysmëvjetorin e dytë.
Por, parashikimi më pesimist supozon se masat frenuese nuk hiqen plotësisht deri në gusht, dhe rimëkëmbja fillon vetëm në tremujorin e katërt, parasheh që Kosova të futet në një krizë të thëllë të pa parë që nga viti 1999 kur vendi ishte në luftë, shkruan gazeta inFokus.
Ky institucion parasheh se nëse shpërthimi i pandemisë zgjat dhe masat frenuese mbeten në fuqi deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, atëherë edhe recesioni do të jetë më i gjatë, e humbja e të hyrave buxhetore më e lartë, duke i kufizuar kështu mundësitë e reagimit të mëtejshëm me anë të politikave.
Alternativa e vetme tani për tani, për të zbutut ndikimin e krizës në ekonomi, varfëri e shoqëri në përgjithësi sipas Bankës është pakoja stimuluese e Qeverisë për të mbështetur qytetarët, bizneset dhe profesionet e prekura, shkruan gazeta inFokus.
Megjithatë ky institucion ndërkombëtare tërheqë vërejtjen që të kihet parasyshë me rritjen e shpenzimeve buxhetore për pakon stimuluese që të mos krijohen telashe më të mëdha.
Gjatë kësaj kohe, në gjendjen më të mirë, eksportet në tërësi pritet të zbresin nga rritja e përgjithshme 3.4 pp, jo vetëm për shkak të eksporteve më të ulëta të shërbimeve, por edhe për shkak të rënies së parashikuar të çmimeve të nikelit.
Investimet private, në anën tjetër, pritet të ulen nga pasiguria dhe kufizimet në likuiditet me të cilat përballen ndërmarrjet si rezultat i masave frenuese, e po ashtu edhe nga rënia e IHD-ve në sektorin e patundshmërisë, shkruan gazeta inFokus.
Në këtë raport thuhet se të hyrat buxhetore parashikohet të pësojnë rënie prej 11 për qind për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik dhe shtyrjes së detyrimimit për pagesën e tatimeve të shpallur nga qeveria.
“Deficiti fiskal vlerësohet të arrijë në 6.3 për qind të PBB-së, përkundër një rënie së pritur prej 43.5 për qind të shpenzimeve kapitale, e shtyrë si nga rënia e të hyrave ashtu edhe nga pakoja stimuluese qeveritare, e cila vlerësohet se do të kushtojë rreth 2.8 për qind të PBB-së”, thuhet në raportin e BB-së.
Skenari i errët për Kosovën
Nëse masat frenuese vazhdojnë në tremujorin e tretë, Kosova mund të bjerë në një recesion më të thellë, shkruan gazeta inFokus.
“Në një skenar më pesimist, eksportet pritet të bien në terma realë me 25.5 për qind, kryesisht për shkak të rënies së thellë nominale të eksporteve të shërbimeve (25.9 për qind) dhe mallrave (18.6 për qind). Neto IHD-të pritet të ulen me -8.3 për qind, si për shkak të nivelit më të ulët të flukseve hyrëse në patundshmëri, ashtu edhe për shkak të rënies së ri-investimit për shkak të fitimeve më të ulëta”, thuhet në raport.
Investimet, si publike ashtu edhe private, pritet të pësojnë nga pasiguria, kufizimet në financim, si dhe nga hapësira e kufizuar fiskale, shkruan gazeta inFokus.
Konsumi privat gjithashtu pritet të ulë rritjen, përkrah uljes së punësimit dhe të ardhurave të disponueshme.
Remitancat që vijnë nëpërmjet kanaleve joformale dhe IHD-të pritet të zvogëlohen, duke e bërë më të vështirë financimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse.
Megjithatë, duke pasur parasysh opsionet e kufizuara të financimit, supozohet se çdo humbje e mëtutjeshme e të hyrave buxhetore do të kompensohet duke reduktuar pjesërisht shpenzimet kapitale dhe shpenzimet për mallra dhe shërbime, e duke rritur kështu deficitin fiskal në 6.6 për qind./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...