Lajme

98 të vdekur dhe mbi 13 mijë të lënduar në aksidente për 11 muaj në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 27 December 2022

98 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik në Kosovë nga janari e deri në muajin nëntor.

Kështu bëhet e ditur në një përgjigje për Klankosova.tv nga policia.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 87 aksidente fatale.

-Advertisement-

Për 11 muaj në vendin tonë ndodhën 7 mijë e 45 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 13 mijë e 369 persona.

Organet e rendit gjithashtu kanë pasur edhe aktivitete në parandalimin e aksidenteve.

Kështu policia i ka shqiptuar 602 mijë e 858 gjoba, për shkelësit e rregullave të trafikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera