Lajme

84 mijë euro dhe 22 vetura të konfiskuara në aksionin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 02 March 2023

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.

Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë prokurori i rastit, Rasim Maloku.

-Advertisement-

Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.

“ Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Klankosova.tv

Në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.

Personat e arrestuar dyshohen për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie të tatimit”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera