70% e arkivoleve të importuara në Kosovë vijnë nga Serbia – nga Shqipëria vetëm 15%
Autori: Hateme Smajli
11:21 | 24 July 2026
Premtimet për shkëputjen e varësisë nga importet serbe nuk e kanë ndalur tregtinë me Serbinë.
Përkundrazi, analiza e Gazetës Infokus, e bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, tregon se gjatë një viti e gjysmë Kosova ka vazhduar të importojë mallra nga Serbia, madje edhe arkivole nga shteti i cili kreu gjenocid dhe synonte edhe pastrimin etnik të shqiptarëve.
Të dhënat tregojnë qartë se Serbia është furnizuesi kryesor i arkivoleve në Kosovë.
Vetëm gjatë periudhës janar 2025 – qershor 2026, vlera e arkivoleve të importuara nga Serbia arrin në 277 mijë e 925 euro, më shumë se katër herë vlera e importeve nga Shqipëria (62 mijë e 725 euro), e cila renditet e dyta.
Pra Serbia dominon importin e arkivoleve në Kosovë me 69.47% të vlerës totale të importeve.
Me fjalë të tjera, rreth 7 nga çdo 10 euro që Kosova ka shpenzuar për importin e arkivoleve gjatë periudhës janar 2025 – qershor 2026 kanë përfunduar te kompanitë nga Serbia.
Ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 15.68%, ndërsa të gjitha shtetet e tjera së bashku përbëjnë vetëm 14.85% të importeve.
Të dhënat tregojnë se importi i arkivoleve ka vazhduar pothuajse gjatë gjithë vitit 2025 dhe gjysmës së vitit 2026, ndërsa çmimi mesatar i importit ka qenë 56.40 euro për një arkivol.
Muaji me numrin më të madh të arkivoleve të importuara ishte nëntori, kur në Kosovë hynë 621 arkivole nga Serbia. Ndërkaq, vlera më e lartë mujore e importit u regjistrua në mars, kur u importuan arkivole në vlerë prej 33,215.34 euro.
Importi vazhdoi edhe gjatë vitit 2026
Të dhënat tregojnë se importi i arkivoleve nga Serbia nuk u ndal as gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Nga janari deri në fund të qershorit, në Kosovë janë importuar edhe 2,338 arkivole, me një vlerë prej 105,761.52 euro.
Çmimi mesatar i importit për këtë periudhë rezulton 45.24 euro për një arkivol, shkruan Gazeta Infokus.
Muaji me importin më të madh ishte qershori, kur nga Serbia u importuan 1,033 arkivole, me një vlerë prej 38,405 euro, duke përbërë pothuajse gjysmën e të gjitha importeve të kësaj periudhe.
Importi sipas muajve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026:
- Janar – 198 arkivole (9,958 euro);
- Shkurt – 305 arkivole (15,285 euro);
- Mars – 431 arkivole (27,978.52 euro);
- Prill – 371 arkivole (14,135 euro);
- Maj – nuk figuron import i arkivoleve nga Serbia;
- Qershor – 1,033 arkivole (38,405 euro).
Importi sipas muajve gjatë vitit 2025:
- Janar – 109 arkivole (3,535.78 euro);
- Shkurt – 373 arkivole (25,278.93 euro);
- Mars – 562 arkivole (33,215.34 euro);
- Prill – 13 arkivole (1,570 euro);
- Maj – 219 arkivole (17,289.40 euro);
- Qershor – 200 arkivole (7,900 euro);
- Korrik – 230 arkivole (15,238.18 euro);
- Gusht – 245 arkivole (12,713.68 euro);
- Shtator – 89 arkivole (7,429.08 euro);
- Tetor – 204 arkivole (8,650 euro);
- Nëntor – 621 arkivole (26,865.84 euro);
- Dhjetor – 188 arkivole (12,477.39 euro).
Mbi 277 mijë euro për arkivole në vetëm një vit e gjysmë
Duke i bashkuar të dhënat e vitit 2025 me ato të gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, rezulton se në Kosovë janë importuar 5,391 arkivole nga Serbia, me një vlerë totale prej 277,925.14 euro.
Të dhënat tregojnë se importi i këtij produkti ka qenë i vazhdueshëm pothuajse gjatë gjithë periudhës së analizuar. Përjashtim bën vetëm muaji maj i vitit 2026, kur sipas regjistrave të Doganës së Kosovës nuk figuron asnjë import i arkivoleve nga Serbia.
Këto të dhëna dëshmojnë se, përkundër deklarimeve për uljen e varësisë nga importet serbe, tregtia me Serbinë ka vazhduar edhe në produkte të kësaj natyre, ndërsa bizneset në Kosovë kanë vijuar furnizimin nga ky treg.
/Gazeta Infokus

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...



































