7 vendet që çdo turist që vjen në Kosovë duhet t’i vizitojë
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 03 July 2022
Padyshim që deti është njëri prej destinacioneve kryesore që iu vije në mend njerëzve kur bëhet fjalë për t’i kaluar pushimet verore. Mirëpo, edhe pse Kosova është lënë e “anashkaluar” nga natyra në aspektin detar, ajo ka shumëçka për t’iu dhuruar turistëve të cilët vendosin ta vizitojnë atë dhe t’i shijojnë bukuritë natyrore të saj.
Ciceroni Muamer Sivrikoz nga Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës (GuideKs), për Telegrafin shpalosi top vendet më të bukura në shtetin e Kosovës që nuk duhet t’i ikin asnjë vizitori të huaj.
Sivrikoz tregoi edhe arsyen se pse një turist i huaj duhet ta vizitojë Kosovën.
“Arsyeja se pse duhet vizituar Kosovën janë të shumta, duke përfshirë faktorë të ndryshëm qoftë historik, politik, e gjeografik e deri tek fakti që Kosova është shteti më i ri në Evropë”, tregoi ai.
Sivrikoz vlerëson se në Kosovë potenciali kryesor është ai kulturor-historik dhe ai malor.
“Mirëpo nuk duhet harruar faktin se potenciali kryesor në Kosovë është ai kulturor-historik dhe ai malor. Varësisht prej interesimit të grupeve turistike që vizitojnë Kosovën ato mund të jenë të kombinuara e të natyrave të ndryshme, kështu që duke kombinuar turizmin kulturor/historik me atë malor dhe rural, dark turizmin, pse jo edhe atij alternativ”, tha ai.
Ai sugjeron që turistët të vizitojnë edhe objektet fetare në Kosovë si xhamiat, kishat, teqet dhe manastiret.
“Pikat që do duhej të vizitohen janë vendet të cilat janë pjesë e pandashme të historikut të qyteteve të cilat janë pjesë e turit të paraparë, përfshirë objekte fetare (xhami, kisha, teqe, manastire), parqe arkeologjike, monumente natyrore (ujëvara, drunjë) , ura, shtëpi banimi, kalaja”, tha Sivrikoz.
E Parku Arkeologjik Ulpiana, xhamia e Sinan Pashës, Kalaja e Prizrenit, Gryka e Rugovës, Shpella e Gadimes, Muzeu Etnologjik dhe Manastiri i Deçanit duhet të jenë vetëm disa nga bukuritë që nuk duhet shkuar nga Kosova pa i vizituar, sipas Muamerit.
Ai thotë se arsyeja pse duhet vizituar këto vende, është sepse ato janë pjesë të pashkëputura të historisë së Kosovës.
“Këto pika duhet vizituar sepse janë pjesë integrale dhe të pashkëputura të historikut të Kosovës dhe jo vetëm, ato po ashtu janë pjesë përbërëse e identitetit të qytetareve të saj, duke përfshirë edhe copëzat e përjetimeve dhe emocioneve”, rrëfeu ai.
Muameri po ashtu tregoi se Kosova ka guida profesionale të certifikuara dhe ka një asociacion të guidave turistike të quajtur GuideKS.
“Kosova ka guida profesionale dhe të certifikuara dhe ka një asociacion të guidave turistike të quajtur GuideKS. GuideKS është shoqata e vetme e guidave turistike në Kosovë dhe si mision ka promovimin e Kosovës përmes guidave profesionale turistike, si dhe mbrojtjen e profesionit të guidës. GuideKS ëhtë edhe anëtare e FEG’ut (European Federation of Tourist Guide Associations)”.
1. Xhamia e Sinan Pashës
Xhamia e Sinan Pashës është ndër monumentet më të rëndësishme të Prizrenit dhe si e tillë mund të quhet edhe perla e qytetit dhe lirisht mund të them se është xhamia më me vlerë dhe më e bukur jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë. Është ndërtuar në vitin 1615 nga Sinan Pasha. Xhamia ndodhet në qendër të Prizrenit, në Shatërvan.
Xhamia ka planimetri katrore dhe qasja nga rruga bëhet në anën veriore nëpërmjet shkallëve të gdhendura prej guri. Minarja e xhamisë është ndërtuar prej gurëve shtufe (siga), me bazë katrore dhe trung rrethor. Para hyrjes në xhami ndodhet hajati i hapur, gjithashtu i punuar prej guri.
Hajati mbi vete përmban tri kupola të mbuluara me plumb të cilat mbështeten në shtylla guri me bazë rrethore. Kurse xhamia mbulohet me një kupolë të gjerë më diametër 42.5 m. Enterieri është hapësirë unike, e ndriçuar përmes dritareve të radhitura në nivele.
2. Kalaja e Prizrenit
Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Kalaja konsiderohet të jetë simboli i qytetit të Prizrenit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Ajo u ndërtua në një kodër mbi qytet, nën të cilën Prizreni gradualisht u zhvillua në një qytet të madh. Kalaja u shpall Monument Kulture me Rëndësi të Veçantë në 1948.
Nën muret e tij janë ruajtur shtresa të antikitetit parahistorik, romak dhe antikitetit të vonë.
3. Muzeu Arkeologjik i Ulpianës
Qyteti u zbulua vetëm në fillim të shekullit të 20-të dhe fshihet nën një fushë pa tipare Qyteti u themelua nën perandorin Trajan si pasojë e luftërave të tij në veri të Danubit në Daki. Në shekujt në vijim, Ulpiana herë pas here u shfaq në ngjarjet më të gjera që i jepnin formë apo goditje perandorisë. Vitet e fundit, ekipet arkeologjike kanë punuar në studime gjeofizike, gërmime, trajnime dhe konsolidime. Vendi është shtruar bukur për vizitorët dhe ofron një hyrje të mrekullueshme të adoptimit të kulturës romake në Ballkanin verior.
Të tjera
-
Haziri: Kurti është i papunë si kryeministër, fjala luftë është përmendur 47 herë për një javë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar krye...
-
SHBA goditet nga stuhi shkatërrimtare/ Tornado të fuqishme në disa shtete, 25 viktima
Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golf...
-
Belgjika i premton Ukrainës 30 avionë luftarakë F-16 për Kievin
Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo kanë nënsh...
-
Në Hagë e vazhdon dëshminë diplomati austriak
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet t...
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...