Ekonomi

7 milionë euro për paga e mëditje të deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 16 March 2018

Mungojnë në seanca, koten në gjumë e rrallë flasin, por kur vie puna për paga e mëditje janë të parët.

Vetëm për paga dhe mëditje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga buxheti i vendit do të shpenzohen edhe këtë vit më shumë se 7.3 milionë euro, shkruan Infokusi.com.

Prej 11.4 milionë euro sa është buxheti i ndarë për Kuvendin për sivjet, shuma më e madhe e tyre pritet të shkojë për këtë qëllim.

-Advertisement-

Kjo sipas raportit mbi ndarjen dhe shpenzimin e  parasë publike” Si i shpenzon shteti paret tona?”, që ka publikuar Instituti GAP.

Përveç për pagat e mëditjet, miliona euro priten të shpenzohen edhe për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe për shpenzime kapitale.

Më shumë se 2.3 milionë euro do të shkojnë për administratën dhe anëtarët e Kuvendit dhe stafin mbështetës politik. Ndërsa për shpenzime kapitale, ky hyjnë modernizimi dhe pajisja me teknologji në Kuvend, renovimi i ndërtesës, krijimi i qendrës së të dhënave në Kuvend, janë ndarë afro 1 milionë e 500 mijë euro.

Një shumë e parash është ndarë edhe për shpenzimet komunale dhe subvencionet e transferet.

“Për shpenzime komunale janë paraparë afro 241 mijë euro, ndërsa për subvencione e transfere 140 mijë euro”, thuhet më tej në raportin e GAP./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy