645 mijë euro për kontestet gjyqësore të humbura në vitin 2017
Autori: Gazeta inFokus
09:13 | 02 April 2018
Mehmet Berisha, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka thënë se Komuna e Skenderajt ka hyrë në borxhe të detyrueshme që vijnë nga humbja e kontesteve gjyqësore. Sipas tij, këto borxhe kanë arritur në 645 mijë euro dhe duhet detyrimisht të paguhen gjatë këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Raporti i shpenzimit të buxhetit të Komunës së Skenderajt për vitin 2017 ka përplasur sërish këshilltarët komunalë të pozitës dhe të opozitës, ndonëse nuk dihet tashmë se cilët janë pozitë e cilët opozitë.
Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Skenderajt, Albert Rexhepi, është dashur disa herë të dalë në foltore dhe të përballet me ata që kritikonin raportin për shpenzimin e buxhetit.
Ai u është kundërvënë edhe atyre këshilltarëve komunalë, të cilët kanë qenë pjesë e Kuvendin edhe në mandatin e kaluar e të cilët nuk kanë dhënë asnjëherë asnjë vërejtje në raportet 3-mujore që janë paraqitur në Kuvend dhe ato janë përkrahur unanimisht, shkruan më tutje “Zëri”.
Për të sqaruar rreth projekteve që janë realizuar në vitin 2017 është përpjekur të sqarojë edhe Musaj Hajdari nga PDK-ja.
Hysni Mehani (LVV), tha se “Vetëvendosja” do ta dërgojë raportin në Prokurori, pasi në të fshihen manipulime të mëdha dhe keqpërdorim i parasë publike.
Ai u ka bërë thirrje këshilltarëve komunalë që të mos e votojnë raportin, i cili sipas shefit të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së Albert Rexhepi vetëm duhet të përkrahet që të mundë të dorëzohet në Ministrinë e Financave.
Mehmet Berisha, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, sqaroi se raporti është hartuar në bazë të të dhënave që janë gjetur. Berisha tha se tani ka ndryshuara situata dhe është Zyra e Auditorit, ajo e cila pas auditimit të pasqyrave financiare nëse konstaton shkelje e dërgon raportin në Prokurori.

T� tjera
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...































