Rozë

51-vjeçarja seksi sjell trendin e vjeshtës 2020 (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 09 October 2020

Jennifer Lopez nuk është vetëm një aktore dhe këngëtare e suksesshme, por gjithashtu një ikonë e padiskutueshme e bukurisë dhe stilit. Së fundmi, ylli botëror ka mahnitur fansat me një tjetër look, ku shfaqet si gjithmonë mjaft sensuale.

Flokët natyralë të J.Lo janë të valëzuara dhe të gjata deri tek shpatullat, por së fundmi ylli i pop-it ndau një foto sensuale në të cilën shfaqet me flokë më të gjatë që arrijnë deri tek beli. Përtej kësaj, Jennifer ka preferuar të qëndrojë tek ngjyra bjonde e mjaltit, me disa nuanca.

Lopez është vetëm një nga VIP-at që ka eksperimentuar me flokët e gjatë për vjeshtën e vitit 2020, pas Demi Moore që tërhoqi vëmendjen në sfilatën e Savage X Fenty dhe Gigi Hadid për Missoni. Një frymëzim nga divat e përjetshme si Cher dhe Rita Hayworth.

-Advertisement-

Çfarë të bëni nëse nuk keni durim të prisni për rritjen natyrale të flokëve? Mund të zgjidhni disa zgjatime siç bëri J.Lo dhe efekti është i garantuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera