Lajme

500 euro çdo muaj – rrëfimi i qytetarit nga Prishtina që adoptoi 10 qenë endacak

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 29 April 2024

Adoptimi i qenve endacak në kryeqytet ka nisur vitin e kaluar.

Komuna e Prishtinës për të zgjedhur problemin e qenve endacak e zgjodhi si metodë adoptimin e tyre, ku secili qytetarë që adopton një qen do të paguhet me 50 euro në muaj.

E një mundësi të tillë e ka shfrytëzuar edhe Samiu nga Prishtina.

-Advertisement-

Siç njofton komuna ai ka adoptuar dhjetë qen endacak.

Samiu si rezultat i kësaj merr 500 euro çdo muaj nga komuna.

“Samiu ka adoptuar 10 qen endacak. Ai është shembull i një qytetari që ka vendosur të merr përgjegjësi shoqërore në zgjidhjen e problemit të qenve endacak. Samiu merr 500 Euro çdo muaj për qentë e adoptuar nga Kryeqyteti si dhe mbështetje shtesë.
Shikoni dhe dëgjoni rrëfimin e Samiut rreth përvojës së tij dhe familjes së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.Komuna u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të ndjekin shembullin e Samiut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera